Rama: “Për t’u marrë Shembull” Marrëdhëniet mes Grekëve dhe Shqiptarëve (lexoni si zbathet)

Kryeministri shqiptar theksoi se: “marrëdhëniet mund të bëhen edhe më të mira, por janë të mira”.

Në nivelin e mirë të marrëdhënieve greko-shqiptare u fokusua Kryeministri Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Ballkanin Perëndimor, që u zhvillua sot online, në “Forumin Ekonomik Delphi” në Greqi, ndërsa kur u pyet edhe për çështjen e detit me Greqinë, tha se “kemi progresuar, nuk është e lehtë, por kemi dëshirën e mirë dhe marrëdhëniet bilaterale për mendimin tim janë të mira”.

“Është vërtet çështje, caktimi i kufijve detarë në kuadër të Zonës Eksluzive Ekonomike. Nuk kemi arritur ende në një marrëveshje. Por shikoni, Greqia dhe Italia, që janë anëtarë të BE-së pas kaq shumë vitesh definuan më në fund ZEE-në mes tyre”, tha Rama, i cili sërish për marrëdhëniet dypalëshe nënvizoi që nuk kanë ndonjë problem specifik. “Mendoj që ka çështje që duhet të analizohen, apo që janë shqyrtuar dhe analizuar edhe në të shkuarën dhe vazhdojnë (edhe sot) dhe ku është bërë progres, por marrëdhëniet mund të bëhen edhe më të mira, megjithëse janë të mira.”

Edi Rama përmendi edhe çështjen e së drejtës mbi pasuritë e palujtshme të minoritetit grek në Shqipëri, duke thënë: “Nuk përbën çështje që lidhet me faktin që ata i përkasin një kombësie tjetërm, pasi vë re që shpesh pala greke e sjell këtë çështje në skenë dhe është normale të preokupohet për të. A është e vërtetë që qytetarët e minoritetit kanë probleme me pasuritë e palujtshme? Po! Por a janë të vetmit që kanë probleme me pasuritë e palujtshme? Jo! I gjithë vendi, çdo kilometër katror e vendit, ka peshën e një trashëgimie që lidhet me titujt e pronësisë, të drejtat mbi pasuritë, si dhe probleme me arkivat dhe sistemin.”

Qeveria shqiptare sipas vetë kryeministrit, po punon për përmirësimin e situatës dhe është shënuar progres, si dhe një legjislacion i ri që ka edhe mbështetjen e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Marrëdhëniet mes dy popujve dhe vendeve kanë qënë dhe do të mbeten të mira, dhe janë shënuar si të tilla, kryesisht 30 vitet e fundit, pas rënies së komunizmit në Shqipëri.

***

Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Edi Rama u pohon fqinjëve, Europës dhe Botës që i gjithë populli shqiptar ka problem me pasuritë e palujtshme. Opinioni sot në Forumin Ekonomik Delfon në Greqi, është i shtangur me këtë pohim që, pikë së pari, tregon se shqiptarët nuk gëzojnë të drejtën e pronës, janë të pasigurtë për të, ose ajo u mohohet dhe e dyta dhe më skandalozja për një Forum Ekonomik, është ajo se kur Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm pohon diçka të tillë, largon direkt çdo investitor të huaj të mundshëm.

2 Comments

  1. Mariela te respektoj dhe lexoj me shume kuriozitet c’fare shkruan. Vetem dicka nuk me le shije te mire ana jote pro Greke edhe pse mund te jete kunder vete vendit tend Shqiperise. Greqia pretendon nje marreveshje per detin, Greqia pretendon minoritetein…na e ka bere fjalen minoritet si fjala racizem…Sa shume per te folur per kete vend por nuk dua te te dukem jomiqesore. Pres me padurim shkrimet e tua, je vajze inetigjente dhe e edukuar. Suksese

    • Unë Greqinë, fqinjin e përjetshëm nga Perëndia e dua veçanërisht. Më lejohet besoj të kem dhe të bëj zgjedhjet e mia. Por dua Italinë, shumë. Dhe shiko sa me fat kemi qënë, mes dy civilizimesh. (Noli shkruante: pranë detit të palarë, pranë dijes të panxënë, pranë sofrës të pangrënë…, etj.)
      Nuk kam as anshmëri, as prologjizma, as antishqiptarizma. Besoj që këtë e vërtetoj teksa shkruaj çdo ditë në SHQIPE të kulluar dhe tani më kujtove dikë nga Antikiteti që thotë: Gjuha është Atdheu im.
      Por besoj që Greqia është një vend shumë i dashur për të gjithë shqiptarët, sepse ndryshe nuk do të banonin dhe punonin atje afro 1 milionë shqiptarë, për të cilët është bërë atdhe i dytë.

      Sa për minoritetin grek në Shqipëri, më duket herë-herë sikur nuk ekziston, sepse nuk ndihen. Përveç, rastit të pronave, që shteti shqiptar do ua rrëmbejë nga pak mesa duket, se kur ua rrëmbeu shqiptarëve, grekëve do ua lërë!

      Në informacionin më sipër, që nuk është opinioni im, është një shkrim ku gjen kryekëput vetëm fjalët e Kryeministrit të Shqipërisë në një Forum Ekonomik dhe asgjë timen. Nëse sa më sipër thënë nga drejtuesi “i votuar” i shqipërtarëve të duken proshqiptare, që mua më duken të turshme për Kryediplomatin Shqiptar, Ministrin e Jashtëm Rama, atëherë unë mund të dukem e anëshme. Prisja që në këtë informacion, të cilin nuk a hasa dhe nuk e dëgjova në asnjë Media, të komentohej Rama dhe jo unë!

      Marrëveshja e detit është çështje e së drejtës ndërkombëtare dhe as e Ramës, as e Mitsotakit. Gjithçka është e matshme dhe nuk luan dot askush me miljet detare, nëse ndokush është i predispozuar për të qënë përfaqësues i një shteti / vendi!

      Të falenderoj ngrohtësish për vlerësimin! Ditë të mbarë!

Lini një Përgjigje te Mariela Stefanllari Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

454 Milionë Dollarë: Korporatat Amerikane që i Shërbejnë së Majtës, Hedhin Paranë "Lumë" për Protestuesit e Dhunës & Anarkisë.

Next Story

Twitter: Gërshërë Mijëra Llogarive 'Trolls' të Propagandës së Erdoganit, Rusëve dhe Kinezëve.

Latest from Info