Twitter: Gërshërë Mijëra Llogarive ‘Trolls’ të Propagandës së Erdoganit, Rusëve dhe Kinezëve.

Twitter njoftoi mbylljen e dhjetra mijëra llogarive që lidhen me shtetet e Kinës, Rusisë dhe Turqisë dhe që përdoreshin për propagandë dhe desinformim. Rrjeti social çaktivizoi “vatrën” me 23.750 llogari që lidheshin me Kinën dhe që bashkëndiqeshin nga 150.000 llogari të tjera që përdoreshin si “shumëfishues” mes opsionit të shpërndarjes. Twitter mbylli 7.340 llogari që lidheshin me Turqinë dhe 1.152 që lidheshin me Rusinë.

Të gjitha këto llogari u mbyllën, por përmbajtja, apo materialet e publikuara mes tyre u ruajtën si bazë të dhënash, jo vetëm për një analizë shkencore social-politike, por edhe për burim informacioni, kurdoherë që do të jenë i nevojshëm prej kujtdo shteti (instance).

“Në momentin që Partia Komuniste Kineze nuk e lejon popullin të përdorë Twitter, analiza na tregon se nuk nguron ta përdorë për të përçuar propagandë dhe desinformim në nivel global”, deklaron Fergus Hanson i kompanisë australiane ASPI, në analizën e tij lidhur me Rrjetet Sociale dhe llogaritë ‘trolls’.

Sa për rrjetin e llogarive turke, u evidentua se në vitin 2020 gjithçka ishte përqëndruar në promovimin e figurës së Erdoganit dhe të partisë së tij qeveritare, bazuar tek informacioni publik dhënë nga Twitter.

Llogaritë ruse përdoreshin gjithashtu për të propaganduar pozicionimet politike të partisë në pushtet dhe për sulm ndaj të gjithë zërave kritikë ndaj saj.

Twitter-i po reagon pas Urdhërit Ekzekutiv të Trump për të krijuar një ekuilibër përpara sulmit të Presidentit ndaj tyre? Apo po operon bazuar tek vullneti i kompanisë?

Secili e ka një përgjigje të tijën, por sa më sipër, tashmë, është fakt!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rama: "Për t'u marrë Shembull" Marrëdhëniet mes Grekëve dhe Shqiptarëve (lexoni si zbathet)

Next Story

Trump: "Mos i Cilësoni Racistë Amerikanët e Mirë dhe të Ndërgjegjshëm!"

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe