Një nga Anëtarët e Famijes Bush u Shkëput & Deklaroi Suportin për Presidentin Trump

Komisioneri i ‘Texas Land’, George P. Bush aprovon rizgjedhjen e Presidentit Trump.

Djali i ish Guverbatorit të Floridas Jeb Bush dhe nipi i ish Presidentit George W. Bush informoi mes gazetës “The Dallas Morning News” qëllimin dhe vendimin e tij për të votuar pro Trump-it në Nëntor 2020.

“Presidenti Trump është i vetmi që mund t’i bëjë ballë përplasjes së Amerikës me Socializmin”, tha Bush-i i ri, duke u shkëputur totalisht nga familja.

Ai shtoi gjithashtu se “është e qartë” se politikat e implementuara nga Administrata Trump e çuan vendin përpara.

“Edhe pse në kohë pandemie globale gjatë së cilës duhet të merreshin masa ekstreme në lidhje me shëndetin publik, ekonomia është thuajse e kthyer në normalitet”, shtoi Bush.

“Është e qartë gjithashtu se Amerika dhe Teksasi do të vazhdojnë të jenë edhe më të fuqishme se kurrë.”

Trump-i e falenderoi Bushi-in mes një postimi në Twitter, duke e cilësuar “si nder të madh”.

Kështu i riu Bush, shkundi veç familjes së tij edhe deklaratat e “New York Times” se, ai dhe të tjerë rreth tij nuk do të votonin Presidentin Trump.

Edhe në vitin 2016 familja Bush ishte kundër kandidatit Trump, së bashku edhe me një pjesë tjetër të establishmentit të republikanëve, e megjithatë Trump fitoi.

Gjatë asaj fushate të viti 2016 Trump-i e ka cilësuar ish presidentitn George P. Bush (atin) si “Jeb me bateri të rëna”.

Megjithatë, Bushi më i ri dhe Trump janë duke mbështetur njëri-tjetrin në rrugëtimet e tyre politike dhe Trump i tha Bushit më të ri se “mori rrugën e drejtë”.

“Më pëlqen ai” tha Trump, duke shtuar: “Është shok me tim bir dhe është djalë i mirë”.

Ndërsa shumë gojë thumbuese satirike thanë: “Më në fund doli një djalë i zgjuar nga Familja Bush!”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Antarktidë: u Gjend Vrimë Misterioze 2.5 herë më e Madhe se Sipërfaqja e Shqipërisë

Next Story

Rendi i Ri Botëror, Sistemi që Duan ta Instalojnë mes Pandemisë së Rremë (Ëndërrojnë 1 Botë Totalitare Socialiste Utopike)!

Latest from Info