Sot në Paris, një grup të rinjsh i quajtur “Generation Identitaire” (Gjenerata e Identitetit) shpalosi në çatinë e një godine në qytetin e Parisit, në rrugën dhe sheshin ku po zhvillohej një protestë me slloganin “Black Lives Matter”, një banderolë gjinande, ku shkruhej:
“Drejtësi për viktimat e racizmit kundër të bardhëve” #WhiteLivesMatter!”
Kjo formë proteste e këtyre të rinjve të bardhë bëri kaq shumë bujë, sa provokoi reagim të çmendur të protestuesve të zinj dhe të bardhë majtistë, por shkaktoi edhe reagim ekstrem të Policisë!
Policia arrestoi të rinjtë dhe i drejtoi në Stacionin e Policisë për hetim dhe pyetje, duke dënuar këtë formë proteste dhe duke e cilësuar atë si provokim.
Studentja në kuadrat është një prej protestuesve të bardhë, që ka marrë me qindra kërcënime se “do ta përdhunojnë”, apo se “do ta vrasin” dhe si të mos mjaftojnin këto, është në proçes shqyrtimi, për ta përjashtuar nga Universiteti i Tuluzës.
Ja kjo është Franca e macron-istëve, majtistëve, globalistëve, komunistëve, totalitaristëve, që teksa i ka dehur mirëqënia dhe sistemi arsimor i ka futur në “mikser”, as nuk mund të pretendohet që të mund të shquajnë rrezikun që sjellin qeveritarët që kanë në krye dhe dogmat utopike që proklamojnë.
Po jetojmë në kohët e absurdit. Protestojnë zezakët për të drejta të suportuar nga të bardhë, ushtrojnë dhunë dhe kthehen në vandalë, por askush prej tyre nuk arrestohet.
Protestojnë paqësisht një grup studentësh të bardhë dhe u hiqet banderola, nuk lejohet të protestojnë, si dhe merren në Polici.
Racizëm kundër të bardhëve. Këto kohë po jetojmë në “korridoret” e majtizmo-Globalizmit.
Një turp për Presidentin Macron!