Manhattan, e Diel, Bosh, 1 Qytet FANTAZMË!

Zona me dendësinë më të madhe në New York, sot, e Diel 14 qershor 2020, ishte sërish bosh, hija e heshtjesh dhe e panikut majtisto-globalist ka mbuluar qytetin më të zhurmshëm, më të bujshëm, më tregtar, më elitar, më…, më…, më…!

Mendjet diabolike, hartuesit e Plandemisë, shpërndarësit e panikut, shkaktarët e luftës me armikun e padukshëm (imagjinar, të rremë), të përkrahura nga Kryetari i Bashkisë së New Yorkt-ut dhe Guvernatori i Shtetit, dy majtistë “të pandreqshëm”, e kthyen qëndrën e botës në vrimë “demografike”.

Mos vallë këtë shije do të ketë Rendi i Ri Botëror në New York, nëse do ta lejojmë të instalohet? Po! Padyshim!

Kështu do të jetë dhe pa lukset, pa mirëqënien amerikane, me shumë më shumë të varfër, me shumë më pak sipërmarrje, me shumë më pak siguri dhe rend, sepse “Qeveria Globale” kishte planifikuar Pekinin për të qënë qendra e Botës Globale socialisto-totalitare. New York-ut i kanë shkruar dekadencën!

Të gjithë presin me padurim kthimin në normalitet në New York. Por edhe të gjithë banorët, shtetasit e tij, mendojnë se janë po ata që kanë votuar dhe zgjedhur Kryebashkiakun dhe Guvernatorin dhe ndajnë përgjegjësi të barabarta me çdo sjellje të tyre, si dhe për çdo mënyrë menaxhimi.

Vota vlen, Vota peshon, Vota të ndikon jetën, të përditshmen. Vota nuk është tifozëri, as përkatësi kahu politiko-partiak, por është logjikë politike, sociale dhe ekonomike, është analizë në detaje e personave që ofrohen për të të drejtuar.

Bota pret me padurim sesi do të votojnë NewYork-ezët në nëntor 2020.

#MAGA

Shënim: Fotot e mëdha dërguar nga J.Xega (14.6.2020).

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Dekreti që "Lindi" Perandorinë Bizantine!

Next Story

Francë: Protestë të Rinjsh të Bardhë, Kundër Racizmit të Zezakëve ndaj të Bardhëve!

Latest from Opinione