Një prej ishujve më të njohur dhe më të vizituar në botë është pushtuar nga heshtja. Turistë nuk shikon askund!
Pamje që shkojnë përtej imagjinatës, në kushte normale. Pamje thuajse apokaliptike, të një heshtjeje të frishme, në sokakët e zbrazur dhe në plazhet pa njerëz të ishullit.
Hotelet bosh, tavernat bosh, kafateritë dhe baret bosh! Prezente vetëm “Pandemia” e rremë, që po shkatërron ekonominë e shtetasve, ekonominë e vendeve, por mbi të gjitha po sëmur njerëzit, duke u privuar atyre të drejtën e jetës dhe lëvizjes së lirë.
Të gjitha sipërmarrjet në ishull janë me qepena të mbyllura, sepse në rrugë nuk qakullojnë as kafshët shtëpiake dhe jo më njerëz.
“Është sikur të ketë ndalur koha. Ishulli gjatë gjithë kohës, gjatë muajve të verës gumëzhin 24 orë në 24. Sivjet situata është tragjike” – thonë disa banorë të ishullit.
Kjo që po ndodh nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, as në kohë lufte. Njerëzit po presin vendimet e qeverisë së tyre, por edhe të qarqeve globale, duke qënë të pafuqishëm të ndryshojnë situatën.
Sipërmarrja për këtë sezon duket se është fundosur, teksa muajt maj dhe qershor kaluan me zero të ardhura dhe me mijëra euro shpenzime mirëmbajtjeje, teksa bëhet fjalë për ishull me hotele, mezoneta, suita, bujtina dhe shtëpi pritjeje luksoze, për persona VIP, mirëmbajtja e të cilave ka një kosto marramendëse.
Santorini nën “llavën” e Pandemisë!