Ambasadore e Rusisë në Greqi pritet të vendoset, sipas informacioneve të “Newpost”, Përfaqësuesja e Shtypit dhe Drejtore e Informacionit të Ministrisë së Jashtme Ruse, zj.Maria Zakharova.
Një prej personazheve “të çelnikta” të diplomacisë ruse.
Maria Zakharova është veçse krahu i djathtë i Presidentit rus edhe bashkëpunëtorja më e ngushtë e Ministrit të Jashtëm Lavrov. Fakti që është vendosur të dërgohet Ambasadore në Athinë, shënon padyshim një epokë të re në marrëdhëniet ruso-greke, marrëdhënie “të ngrira” deri diku përgjatë viteve të fundit, por është edhe një “kambanë” zhvillimesh në Rajon dhe Mesdhe.
Marrëdhëniet Rusi – Greqi ishin përkeqësuar gjatë periudhës kur kryeministër ishte “vegla” globaliste, sorosiani Tsipras, që arriti deri atje sa në vitin 2018 të dëbonte nga Athina 2 diplomatë rusë dhe t’i shpallte ata “persona të padëshirueshëm”, duke u ndaluar atyre hyrjen në Greqi.
Gjithashtu ishte Rusia ajo që reagoi ashpër kundër pranimit të ndryshimit të emrit të FYROM nga pala greke dhe kryeministri i atëhershëm Tsipras, që mbeti në histori si “Marrëveshja e Prespës”.
-Komunistët grekë kundër Rusisë?! – do të pyeste veten çdokush.
-Jo! Por kjo tregon se “tsiproidët” e Athinës nuk janë komunistë, por majtisto-anarkisto-globalistë dhe të shitur tek milionat që u ofron Eita Financiare, për të paktën 3 dekada.
Dy vjet më pas, marrëdhënia mes Rusisë dhe Greqisë duket se po ngrohet dhe një fakt aspak rastësor, nëse njohim realitetin, janë marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes Ministrit të Jashtëm rus Lavrov dhe Kryeministrit grek Mitsotakis.
Para pak ditësh Ambasadori rus në Athinë Andrei Maslov deklaroi se: “Jemi përkrah Greqisë dhe duhet të ruajmë dhe mbrojmë të Drejtën Ndërkombëtare, duhet të shmangim veprimet provokative, si dhe duhen bërë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me mjete paqësore dhe ju nënvizoj se Rusia e njeh mirë pozicionin e Greqisë”, duke i dhënë kështu një mesazh të qartë Turqisë.
Dhe meqë në politikë asgjë nuk ndodh rastësisht dhe sidomos në politikën e jashtme, vendosja e Maria Zakharovas ambasadore në Athinë, jep mesazhe të shumëfishta dhe shumëplanëshe për ato që do të vijnë dhe për ato që do të ndodhin.