Për Ministren e Arsimit që nuk dha Dorëheqjen pas Skandalit me Testimin e Maturës Shtetërore!

Gjuha dhe vlera e saj!

Gjuha është një armë shumë e rëndësishme për çdo individ sepse kontribuon në komunikim, por edhe në përmirësimin e një shumëllojshmërie sektorësh në aktivitetin tonë të përditshëm.

Dhe kur themi gjuhë komunikimi, nënkuptojmë kryesisht gjuhën e shkruar, gramatikën, sintaksën, morfologjinë, elementë këto që Testimi i hartuar nga Ministria e Arsimit për Maturantët, NUK I KISHTE!

Teksti i Testimit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe kishte: Gabime Gramatikore; Gabime Sintaksore; Gabime Kuptimore; Gabime Morfologjike; Etj., etj., etj. Turp, veçse turp!

Për 1 gabim maturantit, i hiqet 1 pikë, për dhjetra gabime dhe gafa të testimit, duhet të hiqet Ministrja dhe “specialistët” rrogëtarë partiakë të Ministrisë!

Është elitar akti i dorëheqjes Ministre, më beso! Bëje!!!

Gjuha na jep mundësinë dhe aftësinë të vijmë në kontakt me të tjerë dhe të shprehim mendimet dhe ndjenjat që mbartim. Sa më shumë e kultivon dikush aftësinë gjuhësore, aq më të lehtë e ka për ta paraqitur edhe më mirë atë që kërkon të shprehë, atë që ndjen, atë që do të përçojë, apo qoftë edhe atë me të cilën kërkon të imponohet për “ego”, dhe vetëm.

Gjithashtu, mes gjuhës mund të shkëmbejmë ide me njerëzit që jemi në pranëvënie fizikisht, apo virtualisht, mes gjuhës mund të zgjerojmë horizontet tona intelektuale dhe spirituale dhe mes saj, gjuhës pra, mund të bëhemi më progresivë, më mendjehapur dhe më të latuar në format e shprehjes.

Njeriu ka shumë përfitime nga gjuha. Gjuha është një potencë që i lejon njeriut të marrë pjesë në aktivitete nga më të ndryshmet, si dhe të informohet për shumë tema dhe çështje të jetës së përditshme.

Fund, çdonjëri prej nesh, mes gjuhës të tij mund të kuptojë historinë e vendit të tij, por edhe zhvillimin e saj nga lashtësia deri në ditët e sotme. Ja pra që gjuha e ndihmon njeriun në nivel personal, vetiak, atomistik, jo vetëm për ta sjellë në komunikim me individët e tjerë, por edhe sepse i jep një shtysë për t’u kultivuar si qënie/krijesë fizike, frymore dhe logjike.

Po i shtoj edhe këtë shkrim të para 7 vitesh Ministres, meqë ma kanë botuar disa gazeta dhe revista në Kosovë.

“Atdheu është gjuha ime” – thotë një poet helen.

Gjuha është rrënjë, nuk është strukturë, sigurisht kur gjendet në terrenin e saj fizik, të natyrshëm (kuptohemi besoj)!

Një prolog i shkurtër ky, për logodiaretë parlamentare, për fjalëshumtët dhe fjalëthatët politikanë (sigurisht me përjashtime vlerësuese në kuadër të relatives, në përgjithësimin e individëve dhe rrethtanorëve, kjo edhe për të mos përmbysur ligjet e natyrës), tek të cilët pra, “gjuha” nuk është rrënja!

Më të privilegjuarit e mundësisë për t’u shprehur dhe për ta përdorur gjuhën, apo për t’u ngritur mbi “rrënjën”, apo për t’u mbështetur në të, nuk e përdorin atë, nuk gjenden mbi të, ndoshta edhe e kanë harruar! Nga foltorja e Parlamentit më vjen keq që gjuha, duket të mos jetë në terrenin e saj fizik, të natyrshëm (kuptohemi besoj)! Më krijohet përshtypja e një arene përplasjesh, mikrominutazhe që konsumohen në përsëritje frazash, faktesh, ngjarjesh, një pazar, apo panair kotësish, kaq shumë larg “rrënjës”!

Nuk më ka kapur asnjë atdhetarizëm, as ndonjë tendencë vetizolimi në doza pesimizmi, apo egërsi, epërsi dhe revansh për gjykim! Thjesht, shumë thjesht, dëgjoj parlament, ndjek dhe dua të nxë, të përftoj mes dëgjimit të të përzgjedhurve, formën sesi qeverisemi, drejtohemi, ne, ju, ata (ne), por në Parlament nuk e gjej dot “gjuhën” (rrënjën, atdheun)!

Jeni qytetarë që duhet të mendoheni të nderuar parlamentarë, qytetarë të votuar, qytetarë që keni marrë përsipër kalvarin e historisë, por më duket, ndoshta jam e bindur se ju ndan një “purgator” nga gjuha! Ide, vullnet, ndërgjegje, civilizim, këto gjenden në rrënjë!

Ju lutem futeni “gjuhën” tonë në Parlament! Kuvendi i Shqiptarëve kërkon gjuhën e tyre!

“Atdheu është gjuha ime” tha poeti helen! (29 nëntor 2013)

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Athina: Si Qytet i Botës së Tretë (foto)

Next Story

Përplaset Automjeti i Kryeministrit Anglez Boris Johnson

Latest from Opinione