Si Urdhëron Merkel Vendet e Tjera Anëtare të BE-së! E Turpshme!

Qeveria gjermane fton shtetet anëtare të BE-së të përgatiten për Brexit pa marrëveshje, siç zbulohet nga një dokument sekret i dërguar nga Kancelarja gjermane, kryetarëve të vendeve anëtarë.

Dokumenti në fjalë vë në diskutim optimizmin e Britanisë dhe parashikimin e saj për një marrëveshje të shpejtë, lidhur me marrëdhëniet në të ardhmen mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar (sipas Reuters).

Britania u largua nga Bashkimi Europian më 31 janar 2020 dhe gjendet deri në fund të vitit në periudhë tranzitore, sipas së cilës janë në fuqi rregullat e së shkuarës, përsa kohë do të zgjasin negociatat për kushtet e reja të bashkëpunimit.

Kryeministri britanik, i cili javën e kaluar tha se do të kërkojë shtyrje të afatit negociator përtej vitit 2020, kërkon nga ana tjetër që sa më shpejt Britania dhe BE-ja të dakortësohen për një marrëveshje të tregtisë së lirë.

Ditën e hënë Boris Johnson deklaroi se do të mund të ekzistonte një marrëveshje edhe brenda muajit korrik, me “pak presion”, por dokumenti i qeverisë gjermane, që mban datën 15 qershor dhe që është zbuluar nga Reuters, tregon se Berlini parashikon që negociatat të zgjaten.

“Nga muaji shtator negociatat hyjnë në një periudhë kritike” përmend dokumenti. “Britania që tani shton kërcënimet ndaj Brukselit, do që të shtrojë sa më shumë çështje që të mundet dhe me shpejtësi, si dhe shpreson në zgjidhjen e momentit të fundit.”

Ministria e Jashtme e Gjermanisë konsideron se marrëveshja e transformimit dhe periudhës tranzitore duhet të shtrihet përtej viti 2020, siç shquhet edhe mes dokumentit të dalë nga Qeveria Gjermane.

“Është e rëndësishme të bëhet e qartë se nuk do të ketë marrëveshje me çfarëdolloj kostoje”, shkruhet në dokument, “dhe për pasojë do të duhet të ekzistojë programim, plan në nivel kombëtar dhe europian, për dalje të Britanisë pa patur marrëveshje”.

Sa më sipër është një vulë relevike që çertifikon faktin që nuk kemi më një Bashkim Europian, por një Bashkim Gjerman Europian, apo një BE të gjermanizuar dhe nën urdhërat absolute të saj!

E turpshme, por edhe cënuese e sovranitetit të vendeve anëtare, që detyrohen të dakortësohen me vendimet e Gjermanisë, për të patur ndonjë përfitim indirekt dhe direkt nga BE-ja e gjermanizuar, për të marrë ndonjë fond më shumë për vendet e tyre, nga Organizata më burokratike dhe monedhokollofitëse në Botë.

Janë të pakta vendet në Europë me Kryeministra patriotë!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kryqi i Kuq & Banka e Gjakut nën Hijen e Dyshimeve për Keqpërdorime

Next Story

Përplaset Kina me Indinë

Latest from Info