Kasapi Libanez në Britani, në Një Akt të Frikshëm Terrorist!

Rast terrorist e cilësoi më në fund shërbimi policor antiterrorist britanik, pas kapjes së libanezit, sulmin me thikë të tij mbi shumë persona, ditën e shtunë në darkë, në një qytet 65 km në jug të Londrës.

Kjo vonesë e madhe në konstatimin dhe vlerësimin e aktit si terrorist, ka çuditur britanikët, por edhe të gjithë ata që ndjekin ngjarjen për interesat e tyre.

Si rezultat i sulmit humbën jetën 3 njerëz, që u therrën nga libanezi, u plagosën rëndë 3 të tjerë, ndërkohë që u kap edhe 25-vjeçari nga Libia, që ishte dhe krimineli që kreu aktin makabër.

Terroristi u kap nga një polic anglez, që nuk ishte në orën e tij të detyrës, mes taktikës “tackling” si në ndeshjet ‘rugby’, në rrugët e qytetit.

Dëshmitar okular që foli për gazetën “Mirror” tha se terroristi bërtiste “fjalë të pakuptueshme” para se të therrte njerëzit me thikë, njerëz që ishin mbledhur në park si zakonisht.

Anglia është një nga vendet kryesore, përkrah Francës, për nga vala e goditjeve terroriste që ndodhin nga rezidentë të ardhur nga vende të treta. Për rrjedhojë, ka ardhur koha, ose është e tejkaluar koha kur emigrantët duhen filtruar dhe kontrolluar rreptësisht, për të mbrojtur jetën e qytetarëve britanikë, në rastin konkret.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Mijëra Mbështetës të Trump në Ceremoninë e Çeljes së Fushatës në Oklahoma (foto info)!

Next Story

Trumpi Shpërthyes, Foli Mbrëmë për të Gjithë & për të Gjitha!

Latest from Info