E padëgjuar! OKB Globaliste, Publikisht Pro Organizatës “ANTIFA” & Kundër Qeverisë Amerikane!

“Maskat” ranë edhe për OKB-në dhe për donatorët e saj, të cilët e financojnë për të ligjëruar aktet e Organizatave ose Qeverive që ata dëshirojnë, në rastin konkret OKB-ja po mbështet një organizatë ekstremiste, aktivitetet e së cilës kanë sjellë veçse trazira, plaçkitje, dhunë dhe destabilitet në mjaft vende të botës, por kryesiht në SHBA, Angli dhe Francë.

Një ‘tweet’ nga zyra veçanërisht potente e OKB-së në Gjenevë, u kundërvihet institucioneve amerikane që përshkruajnë organizatën “ANTIFA” si organizatë terroriste brenda territorit, ndërkohë ky pozicionim i OKB-së ka shkaktuar mllef dhe reagim tek mjaft amerikanë, të cilët sot shikojnë OKB-në të mbështesë hapur një organizatë e cila gjatë muajit të fundit, literalisht, “i ka vënë pishën” Amerikës, por edhe disa vendeve të tjera në botë.

“Ekspertë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut shprehin shqetësimin e tyre të thellë për një deklaratë të kohëve të fundit të Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së i cili e përshkruan organizatën #ANTIFA dhe aktivistët e tjerë antifashistë, si terroristë brenda territorit, duke nëpërkëmbur kështu të drejtat e lirisë së shprehjes dhe grumbullimit paqësor në vend”, këtë deklaron postimi i djeshëm, ditë e premte, në Twitter, i zyrës së OKB-së në Gjenevë, ku gjendet Këshilli i të Drejtave të Njeriut, shoqëruar me një fotografi ‘baner’ të “Antifa”!

Nuk jepen të dhëna se cilët janë këta ekspertë që konkluduan në këtë pozicionim, në konkluzionin pra që OKB-ja duhet të dalë pro ekstremistëve majtistë dhe nuk qartësohet nëse ky është edhe pozicionimi zyrtar i KDNJ-së, një strukturë nga e cila SHBA-ja është larguar që në qershor të vitit 2018, për një seri arsyesh dhe shkaqesh.

Ja ku sot, vërtetohet se vendimi i para 2 viteve i Presidentit Trump, për t’u larguar nga KDNJ ka qënë i duhuri dhe i drejti.

‘Τweet’-i i pazakontë dhe i padëgjuar shkaktoi reagime nga më të ashprat kundër OKB-së që i doli përkrah organizatës terroriste “Antifa”, elementët ekstremistë të së cilës kanë disa vite tashmë, që kur fitoi Presidenti Trump, që djegin Amerikën dhe Europën, por që djegin në fakt pasuritë e amerikanëve dhe europianëve.

“OKB-ja përkrah një grup ekstremist ndërkombëtar që ka ushtruar sulme të dhunshme në të gjithë Amerikën e Veriut dhe në Europë”, shkruan në një artikull të tij gazetari Jack Posobiec i “ΟΑΝ”.

Mes kësaj mbështetjeje të dhënë për “Antifa” rrëzohet teza se kjo organizatë nuk mbështetet nga sistemi i Qeverisë Globale dhe Rendit të Ri Botëror. Rrëzohet teza se qëndrimet e “Antifa” kanë qënë dhe janë “anti-sistemike”, se është organizatë e cila vallaha deri dje sulmonte dhe nuk linte të qetë këdo që kishte pushtetin.

Kjo organizatë në fakt është një organizatë e rrezikshme majtiste, që këdo të djathtë dhe jo satanist e karakterizon si “fashist” apo si “nazi”, një organizatë në duart e Soros, e ushqyer me fonde milionash nga ai dhe të tjerë donatorë të padukshëm, apo të pashfaqur deri më tani.

Por sot u shfaq hapur pro ekstremistëve dhe i mbështet Organizata më e madhe globale, instrument në duart e “Elitave Financiare”, OKB-ja. Ja pra që “pjellën” anarkiste dhe terroriste të tyre, dolën dhe e mbrojtën teksa po i cënohet ekzistenca nga Presidenti dhe Administrata Trump.

Kjo është Qeveria Globale, që po i shkatërrohet ushtria e terrorit në Amerikë dhe Europë, e krijuar prej disa vitesh, teksa Presidenti Trump e ka shpallur tashmë si Organizatë Terroriste dhe Institucioni respektiv me çështjen është në proçesin e nxjerrjes së saj si të paligjshme dhe aktivistët e saj pas identifikimit, do të përballen me drejtësinë dhe më pas me ndëshkimin, përpos akteve të kryera në shkelje të ligjit, lidhur me prishjen e rendit dhe sigurisë së nënshtetsave amerikanë, si dhe për dëmet e shkaktuara në pronën private dhe në sipërmarrjet e mijëra amerikanëve gjatë kryesisht 4 viteve të fundit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

New York Jashtë Kontrolli: U Shtuan Vrasjet me 79%, Shtëniet me Armë me 64%, Vjedhjet & Vandalizmat me 34%, Vetëm në Muajin Maj!

Next Story

Qeveria në Hije, 'Deep State' & Këmbëngulja për të Vendusur Anarkinë në SHBA!

Latest from Opinione