Kur Majmuni Qëndron Pranë Njeriut, e Pret Burgu!

Një majmun i alkoolizuar u shndërrua në vrasës, sepse nuk kishte më për të pirë. Majmuni quhet Kalua dhe është një majmun që banonte dhe bashkëjetonte në shtëpinë e një indiani, i cili i kishte mësuar pirjen e alkoolit.

Por kur i zoti i shtëpisë vdiq, majmuni nuk kishte dikë që t’i jepte alkool dhe njëkohësisht u detyrua të jetonte në rrugë. I nervozuar për të gjetur alkool, sulmoi 250 persona, të cilët i kafshonte me mani dhe njëri prej tyre ndërroi jetë nga plagët e marra.

Majmuni u kap dhe u çua menjëherë në kopshtin zoologjik të Kanpurit. Zoologët që i bënë analizat zbuluan se kishte dy vese, ose dy lloj vartësish, vartësinë e parë e kishte me alkoolin dhe të dytën me mishin dhe nuk hante më perime. Kështu pra arritën në kokluzionin se mungesa edhe e mishit, përveçse e alkoolit, e bënë edhe më agresiv majmunin.

Por edhe në kopshtin zoologjik nuk kishte sjelljen e duhur, sërish Kalua i sulmonte majmunët e tjerë të kopshtit, kështu që u morr vendimi që të burgoset në një kafaz më vete.

Akuzat e ngritura ndaj majmunit janë: vjedhje, pengmarrje, plagosje dhe vrasje.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Britanikët në Rrugë Demonstrojnë Pro Presidentit TRUMP!

Next Story

Gjëra të Çuditshme që Ekzistojnë Vetëm në Japoni

Latest from Info