Presidenti Trump u betua të thyejë, mes masash energjike, protestuesit anti-polici, ditën e martë në mëngjes. Ai autorizoi Qeverinë Federale për të arrestuar “çdokënd që vandalizon ose shkatërron ndonjë monument, statujë apo të tjera pasuri të tilla federale”.
“Kam autorizuar Qeverinë Federale të arrestojë këdo që vandalizon ose shkatërron monumente, statuja apo të tjera pasuri të tilla federale në Shtetet e Bashkuara dhe t’i dënojë me burgim deri në 10 vite, sipas Ligjit të Ruajtjes së Përkujtimit të Veteranit, apo edhe sipas ligjesh të tjera që lidhen me çështjen”, postoi Presidenti Trump në Twitter.
“Ky veprim është ndërmarrë efektivisht në mënyrë të menjëherëshme, por mund të ketë edhe efekt retroaktiv për shkatërrime, apo vandalizma që janë tashmë kryer. Nuk do të ketë përjashtime!” – shton në postimin e tij Presidenti Trump.
***
Amerikanët e panë mirë këto javë të fundit, fytyrën e së majtës, panë njëherë edhe më mirë, edhe më qartë sesi po qeverisin guvernatorët e majtë dhe sesi heshtazi, apo mes mosveprimit, ata u bënë aleatë me protestuesit vandalë, duke mos marrë asnjë masë për t’i ndalur protestuesit në revanshin e tyre të radikalizmit majtist, antiamerikan.