Tom Homan do të Ketë Rolin Kritik në Administratën Trump, për Deportimin e Miliona Emigrantëve Ilegalë!

/

Tom Homan do të ketë një rol kritik në administratën e re të Trump, pasi ai merr përsipër si “cari i ri i kufirit”, i ngarkuar me zbatimin e axhendës së ashpër të migracionit të paligjshëm, të presidentit të ri.

Presidenti i zgjedhur konfirmoi se ai do të ketë një rol të gjerë në mbikëqyrjen e sigurisë kufitare dhe politikës së dëbimit, dy fusha që ishin qendrore për fushatën presidenciale të Trump.

Homan ka shërbyer më parë si zëvendësdrejtor i migracionit të Trump gjatë presidencës së tij të parë. Pas largimit nga ai rol, Homan kontribuoi në të ashtuquajturin “Projekti 2025”, një “listë dëshirash” politike prej 900 faqesh e përpiluar nga një grup konservatorësh dhe e parë nga disa si një plan për një administratë të ardhshme Trump.

Para zgjedhjeve, Homan u pyet për planet e largimit të migrantëve nga Trump, në CBS. Ai tha se politika e dëbimit masiv “duhet bërë”, sepse SHBA po përballet me një “krizë historike të migracionit të paligjshëm”.

Ai ka marrë Çmimin Presidencial të Ranking për Shërbim të Shquar në vitin 2015, ndërsa punonte si oficer i zbatimit të migracionit, i cili “u jepet liderëve që kanë arritur vazhdimisht rezultate të jashtëzakonshme”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump “do të Shfuqizojë” 94 Urdhra Ekzekutivë për Emigracionin & Ekonominë e Administratës Biden!

Next Story

SHBA: Demokratët Shpenzuan Gjysmë Miliardë për 5 Vende në Senat & i Humbën të Gjitha!

Latest from Info