SHBA: Sondazhi i Fundit, Trump me Diferencë të Madhe Përkundrejt Kandidatit Biden

Nuk mund të ndodhte ndryshe, nuk mund të ishte ndryshe.

Sondazhi i fundit tregon epërsi dhe avantazh të dukshëm të Presidentit Trump, përkundrejt kadidatit të majtë të demokratëve amerikanë, por sot me ngjyrime të theksuara radikale majtiste, “të përgjumurit” Biden (siç e quan Presidenti Trump).

U dorëzua edhe kështjella e propagandës majtiste në Amerikë “The New York Times”, pavarësisht se vazhdon të japë sondazhe të rreme, që tregojnë se Biden është në avantazh.

Donald Trump ka tashmë avantazh të dukshëm nga 7% deri në 14% përballë kanditatit Biden, në shumicën e shteteve.

Të majtët pretendojnë që do të mbajnë të gjitha shtetet që kishte fituar në vitin 2016 Hillary Clinton, ndërsa ekspertë elektoralë dhe politologë thonë tashmë me bindje se, nëse sot do të zhvilloheshin zgjedhje, presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të fitonte ndjeshëm.

Vala e protestave të dhunshme dhe shfaqja publikisht e radikalizmit të majtë ka distancuar amerikanët nga demokratët, ose i ka bërë ata pasivë politikisht, me doza zhgënjimi për atë që po shohin të ndodhë në Amerikë.

Pritet që një pjesë e madhe e elektoratit të majtë që mori Hillary Clinton në vitin 2016 të mos dalin në zgjedhje, mungesa e votës së tyre për demokratët në Amerikë, do të shtojë ndjeshëm avantazhin e republikanëve.

Gjithashtu, amerikanët e zonës gri, apo ata që emërtohen si zona indiferente ndaj politikës dhe zgjedhjeve, do të dalin të votojnë dhe vota e tyre do të jetë për republikanët, sepse ata u sigurojnë praktikisht vazhdimësinë e sistemit të ekonomisë së lirë të tregut, larg rrezikut të majtizmit radikal, si dhe janë një strukturë politike dhe qeverisëse e vendosur për të qënë kundër dhe përballë Rendit të Ri Botëror, që dëshirojnë të instalojnë kasta e vjetër politike dhe elitata financiare.

Nëntori i vitit 2020 do të shënojë fillimin e një epoke të re, të një sistemi të ri antiglobalist, ku vendet sovrane do të jenë aktorët dhe faktorët e zhvillimeve socio-ekonomike në botë, dhe jo një pakicë politike dhe ekonomike, që ka në plan instalimin e Diktaturës Globale.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Shuplakë" Franceze: Partia e Le Pen i Thotë Shqipërisë se Është Protektorat i Erdoganit

Next Story

Kandidati Majtist J.Biden i Kërkron Ndjesë Sërbisë për Bombardimet e NATOs në 1999!

Latest from Info