Skandal: Demokratët Majtistë Duan t’i Shtojnë 1 Shtet “të ri” SHBA-së (shtetin 51), për të Nxjerrë 2 Senatorë të Majtë”

Shtëpia e Përfaqësueve (Dhoma e Ulët e Kongresit Amerikan) ka votuar një rezolutë që propozon shndërrimin e distriktit të Uashington-it në shtetin e 51-të të SHBA.

Kjo rezolutë u miratua me 232 vota pro nga Demokratët dhe 180 kundër nga përfaqësuesit Republikanë.

Kjo është hera e parë në histori që Kongresi voton për t’i dhënë shtetësi një territori. Natyrisht, Senati amerikan, aktualisht i kontrolluar nga Republikanët nuk ka pranuar që ta marrë në shqyrtim këtë propozim të Dhomës së Përfaqësuesve, megjithatë demokratët nuk kanë hezituar ta quajnë këtë rezolutë “historike” duke u shprehur se ajo i jep të drejtë përfaqësimi distriktit të Uashington-it edhe në Senatin Amerikan.

“Deprivimi nga e drejta e të qënit shtet është i padrejtë, i pabarabartë dhe i papranueshëm”, është shprehur Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi.

Nga ana e tij kryetari i bashkisë së Washington-it (qytet i kontrolluar historikisht nga Partia Demokratike, për shkak se në Distrikt pjesa më e madhe e banorëve janë punonjës të Administratës Federale) është shprehur se ndonëse qytetarët e tij “lindën pa votë, do të vdesin me të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”.

Ndonëse demokratët evokojnë këto nocione të “drejtësisë” dhe “barazisë”, përfaqësuesit republikanë dhe kushdo që ka njohje të historisë dhe Kushtetutës Amerikane e kuptojnë që qëllimi i vetëm i kësaj iniciative është që të shtohen votat demokrate në Kongresin Amerikan.

“Distrikti i Kolumbias të shndërrohet në një shtet? Përse? Që të kemi dy senatorë dhe pesë kongresmënë më tepër nga Partia Demokratike? Jo, faleminderit!”, ka thënë Donald Trump për gazetën ‘New York Post’.

Joe Biden, i cili deri më tani po bën fushatë prej së largu nga rrjetet sociale, ka shkruar në Twitter se e mbështet idenë e krijimit të një shteti të ri në SHBA.

Propozimi në fjalë do e shndërronte Distriktin e Kolumbias në shtetin e “Washington Douglass Commonwealth”. Në këtë shtet do të përfshihej e gjithë zona e Washingtonit me përjashtim të Shtëpisë së Bardhë, Kongresit, Gjykatës Supreme dhe të gjitha godinave të tjera federale.

Plani do të dështojë në Senat, ku lideri i mazhorancës Mitch McConnell e kishte pritur këtë lëvizje prej demokratëve, që në momentin kur këta të fundit morën shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2018. “Përsa kohë që unë jam lideri i mazhorancës këto zaptime nuk kanë për të kaluar”, është shprehur McConnell për Fox News.

Në linjë me këtë qëndrim Senati republikan ka vendosur që as mos e shqyrtojë çështjen dhe të mos e hedhë në votim. Kjo lëvizje e dëshpëruar dhe e papreçedentë në histori e demokratëve për të shtuar pushtetitin e tyre sadopak, është një tjetër dëshmi e rëndësisë së zgjedhjeve që vijnë në Nëntor. Të majtët shfrytëzojnë çdo mundësi që u jepet për të kapur pushtete dhe me kalimin e kohës, po behën më pak diplomatikë dhe taktikë.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme për Botën Perëndimore që Republikanët të marrin kontrollin e Kongresit Amerikan në Nëntor dhe Trump të fitojë një mandat të dytë. Një humbje e tillë e demokratëve, do të dërgonte mesazhin e nevojshëm se dhuna në rrugë dhe tirania e një mazhorance në Kongres nuk janë rruga e duhur drejt pushtetit në një shtet konstitucional dhe republikan.

***

Majtistët në botë, mesa duket janë njëlloj kudo dhe taktikat e tyre u ngjasojnë historive elektorale shqiptare, si ajo e Dushkut në zgjedhjet parlamentare, të para afro 20 viteve.

2 Comments

  1. Ju propozoj që si Demokratëve, po ashtu edhe Republikanëve, të i shpallin edhe dy shtete të reja në përbërjen e tyre. Amerika deri tash përbëhet nga 52 shtete. Si shqiptar dhe shtetas i Republikës së Kosovës, propozoj që Kosovën dhe Shqipërinë, ta fusin në hartën e përbërjes së tyre si dy shtete të reja, pra Amerika, të jetë me 54 shtete. Kshtu do ishim shumë më shumë të sigurt, të mbrojtur, dhe mbi të gjitha, dhe ne do kishim të drejt vote nga Kosova e Shqipëria në Amerikë. Dhe, po të realizohej kjo kërkesë e imja, vërtet do ishte mrekulli, sepse, me pa durim do prisja që të votoja për Republikanët që i preferoj aq shumë.

Lini një Përgjigje te Mariela Stefanllari Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Si Clinton & Soros e Çuan Thaçin në Hagë, për të Shmangur Moskën & Uashingtonin.

Next Story

Merkel Paralajmëron Trump-in se nuk do të jetë Lideri Botëror. Trump i Deklaron Zëlart "ose me Ne, ose Përballë Nesh"!

Latest from Opinione