Adio “ANTIFA”! Adio Radikalë Anarkomajtistë!

Prokurori i Përgjithshëm i Amerikës njoftoi departamentin e Drejtësisë të formojë Task Forcën për kapjen dhe dhënien fund, ekzistencës së grupeve ekstremiste dhe anarkiste si “Antifa”.

Prokurori i Përgjithshëm Bill Barr bëri një deklaratë publike ku tha prerë dhe qartë se nuk do të ekzistojë më asnjë organizatë anarkiste dhe terroriste, asnjë lëvizje që sjell thyrje të ligjit, prishje të rendit, destabilitet dhe cënon pronën dhe jetën e nënshtetasve amerikanë.

Task Forca do të punojë për përforcimin dhe implementimin e ligjit dhe rendit dhe të gjitha grupet që ushtrojnë akte dhunë nuk do të ekzistojnë më.

“Mes demonstruesish dhe protestuesish paqësorë, kemi evidentuar ekstremistë antiqeveritarë që kanë ushtruar akte dhune dhe terrori duke thyer rregullar dhe ligjet për rendin publik”, shkruante Bill Barr.

“Këta ekstremistë të dhunshëm nuk kanë nguruar të godasin edhe vetë policinë, forcat e rendit dhe ushtrinë amerikane, për të arritur qëllimin që i kishin vënë vetes, që ishte shkatërimi i pronës publike dhe private dhe terrorizimi i njerëzve të thjeshtë kudo në Amerikë.

Me fjalë dhe parrulla pretendojnë se kalojnë mesazhe lirie dhe progresi, por në fakt janë forca të errëta, që duan anarki, shkatërrim dhe dhunë”, shtoi Prokurori i Përgjithshëm në njoftimin e tij.

“Kemi evidenca që grupet e dhunshme të majta ekstremiste, duke përfshirë edhe ato që mbështesin ‘Boogallo’, janë ata që vetëindentifikohen si ‘Antifa’, por edhe të tjera të ngjashme, janë kërcënim i vazhdueshëm për ligjin dhe rendin publik.

Disa nga këto grupe apo grupime fshihen edhe pas entitetesh të huaja dhe financohen (por jo drejtpërdrejt) nga disa qendra donacioni, që edhe i organizojnë, por për gjithçka tashmë kemi evidenca, ndaj dhe do i ndalim dhe do i asgjësojmë, për të mos i lejuar që ta kalojnë vendin në kaos.

Departmenti i Drejtësisë do i përgjigjet dhunës së ushtruar nga këto grupe me të njëjtën formë reagimi, siç kemi vepruar dhe veprojmë ndaj grupesh terroriste apo kriminale. Nuk i lejojmë më që të kërcënojnë ligjin, rendin dhe jetën e çdo nënshtetasi amerikan.”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Vota e Parë në Francë, në Zgjedhjet Lokale, Vota Abstenuese!

Next Story

Arma 4-Katëshe e Nazistëve: Ishte 47m, Peshonte 1350 ton & me Tytë 30m!

Latest from Info