Duket të jetë “çmendur” Irani.
Në një vendim të pahasur në historinë e diplomacisë, Irani ka lëshuar një urdhër arresti për Presidentin Trump, me akuzën e vrasjes, apo shfarosjes të Soleimani.
Teherani i kërkon Interpolit të kooperojë për arrestimin e Presidentit amerikan.
Përveç Presidentit Trump, Irani akuzon edhe 30 persona të tjerë për vrasjen e ushtarakut të lartë Qasem Soleimani, i cili u gjuajt për vdekje nga një ‘drone’ amerikan, apo helikopter, më 3 janar 2020 në aeroportin e Bagdadit.
Natyrisht që Presidenti amerikan nuk rrezikon asnjë arrest, por lëvizja e Iranit nënvizon përkeqësimin ekstrem të marrëdhënieve mes dy vendeve, që nga momenti i tërheqjes së amerikanëve nga programi bërthamor i Teheranit me fuqitë botërore.
Prokurori i Teheranit, Ali Al Hashimi, përveç Presidentit Donald Trump, nuk u përmendi emrat të akuzuarve të tjerë, por theksoi se Irani do të vazhdojë të përndjekë Republikanin, edhe pas presidencës së tij.