Irani ka Lëshuar Urdhër Arresti për Presidentin Donald J. Trump!

Duket të jetë “çmendur” Irani.

Në një vendim të pahasur në historinë e diplomacisë, Irani ka lëshuar një urdhër arresti për Presidentin Trump, me akuzën e vrasjes, apo shfarosjes të Soleimani.

Teherani i kërkon Interpolit të kooperojë për arrestimin e Presidentit amerikan.

Përveç Presidentit Trump, Irani akuzon edhe 30 persona të tjerë për vrasjen e ushtarakut të lartë Qasem Soleimani, i cili u gjuajt për vdekje nga një ‘drone’ amerikan, apo helikopter, më 3 janar 2020 në aeroportin e Bagdadit.

Natyrisht që Presidenti amerikan nuk rrezikon asnjë arrest, por lëvizja e Iranit nënvizon përkeqësimin ekstrem të marrëdhënieve mes dy vendeve, që nga momenti i tërheqjes së amerikanëve nga programi bërthamor i Teheranit me fuqitë botërore.

Prokurori i Teheranit, Ali Al Hashimi, përveç Presidentit Donald Trump, nuk u përmendi emrat të akuzuarve të tjerë, por theksoi se Irani do të vazhdojë të përndjekë Republikanin, edhe pas presidencës së tij.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Video Shokuese: Çifti Amerikan Mbron Banesën me Armë, Përballë Protestuesve "Black Lives Matter"!

Next Story

Pritet që 'Disa' do të Ndezin Flakë Lufte në Mesdhe! (Bran Johnson, CIA)

Latest from Info