“Do i Lëmë Amerikanët pa Gjumë” – Kreu i Lëvizjes ‘Black Lives Matter’ Pohon Diçka të Frikshme!

Lëvizja ‘Black Lives Matter’ është momentalisht një lëvizje e pastër politike dhe mjaft potente në Amerikë.

Tashmë kreu i Lëvizjes ‘Black Lives Matter’ shpreh dhe pohon se do i lërë amerikanët pa gjunë natën.

Gazetarja e Fox News, Martha MacCallum i mori një intervistë kreut të BLM, dega New York, Hawk Newsome.

Kreu Newsome u doli në mbrojtje dhunuesve të Lëvizjes BLM dhe pretendoi se nuk ishin ata që shkatërronin pronat e amerikanëve, por përkundrazi gjithçka ishte një gënjeshtër dhe se amerikanët e kanë me Kushtetutë të drejtën të mbrohen, nëse do u cënohej prona, kishin mundësinë të mbroheshin.

Në të njëjtën intervistë, si për të kundërshtuar vetveten në sa më sipër deklaroi, tha: “…nëse politikanët nuk plotësojnë kërkesat e Lëvizjes sonë do të shikojnë edhe më shumë dhunë, ne do e djegim dhe do e përmbysim sistemin dhe do e zëvendësojmë atë me një sistem të pëlqyeshëm për popullin.

Nëse qeveria nuk na jep atë që duam dhe kërkojmë, nuk do të vënë gjumë në sy as qeveria dhe as amerikanët.

Mund të flas figurativisht, me metafora, mund të shprehem edhe literalisht. Më pas gjithçka ngelet çështje interpretimi”.

Gazetarja ushtroi presion për t’i marrë një përgjigje Newsome-it lidhur me faktin që pse duhet të ushtrohet dhunë dhe të kryen vandalizma, dhe mori për përgjigje atë se, kjo është thjesht dhe vetëm çështje stimuli.

***

Domethënë teksa marrin urdhër për të thyer, djegur, shkatërruar, vjedhur dhe plaçkitur pronën dhe jetën e bashkënënshtetasve të tyre amerikanë, kjo është një formë stimulimi për vandalët anarkokomunistë. Ja, këtë fytyrë ka e majta amerikane dhe klika satanike e Clinton, Soros, Rockfeller dhe e të tjerëve që kërkojnë instalimin e Rendit të Ri Botëror dhe tashmë po përdorin / keqpërdorin komunitetin e zezakëve në Amerikë (sigurisht jo të gjithë).

***

“Në momentin kur njerëzit fillojnë të shkatërrojnë pronën e ndokujt, menjëherë policët zhduken” – tha kreu i BLM.

“Në dobi të kujt është ky shtet? Cilave sjellje u bindet? Është e shqueshme, kur njerëzit bëhen agresivë dhe përshkallëzojnë protestat, nuk mbetet polic në këmbë.

Tani, juve keni dica policë oficerë dhe ca politikanë republikanë që flasin për reformë në polici.

Nuk i fal, as nuk i gjykoj trazirat, unë ju them atë që shoh dhe vëzhgoj. Nëse nuk na plotësohen kërkesat, nuk ka më gjumë për amerikanët.”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Pritet që 'Disa' do të Ndezin Flakë Lufte në Mesdhe! (Bran Johnson, CIA)

Next Story

Heretike të Heshtësh për Vrasje "të Varrosura" - Bankieri Santo & 'e Përjetshme Harresa'!

Latest from Opinione