Nga Ezopi: Zeusi & Turpi

Kur Zeusi krijoi njeriun, vendosi brenda tij të gjitha virtytet dhe pasionet, ndjenjat, emocionet etj., veçse harroi t’i fuste TURPIN.

Kur kuptoi që e kishte harruar TURPIN jashtë, njeriu ishte tashmë i plotësuar, i mbushur kudo në shtat, në sytë, tek hunda, tek goja dhe në të gjitha pjesët e tjera.

Kështu që e urdhëroi TURPIN të hyjë në trupin e njeriut nga prapanica, teksa nuk gjente zgjidhje tjetër.

TURPI rezistoi duke i thënë se, nuk e meritonte diçka kaq të përshtirë, por teksa Zeusi i ushtroi presion të papërballueshëm, TURPI vendosi të hyjë duke i parashtruar një kusht:

“Nëse hyn tjetër veç meje, unë do të largohem menjëherë”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Franca "Pasvane" e Gjermanisë Tërheq Flotën Ushtarake nga Mesdheu, Ku Duket se Fillon Lufta, Sepse e "Ngacmoi" Sulltani!

Next Story

Fjalimi Historik i Trump Dha Thirrjen për Kundërsulm ndaj Majtistëve & 'Deep State'!

Latest from Opinione