Sërbët Protestojnë Përpara Parlamentit Sapo Njoftohen për Karantinim (lockdown)!

Mijëra protestues sërbë në Beograd u përplasën me policinë dhe u përpoqën të hynin forcërisht në godinën e parlamentit, pas njoftimit nga Presidenti sërb për karantinim (lockdown) për shkak të coronavirus-it që është kthyer sërish në vendet e Ballkanit.

Policia hodhi disa herë gaz lotsjellës mbi protestuesit, që thërrisnin në mënyrë të vazhdueshme: “Dorëheqje, dorëheqje!”.

Portestuesit mbushën qendrën e qytetit dhe thuajse rrethuan godinën e parlamentit sërb, të irrituar tej mase dhe herë-herë agresivë ndaj policisë së shtetit, duke shfaqur hapur dhe kolegjialisht kundërshtinë e tyre për të kaluar në karantinë.

Për të larguan turmën e protestuesve nga godina e parlamentit, u nevojit ndërhyrja e trupave speciale, pasi policia tregoi pamundësi për të mbajtur valën protestuese të turmës që po dyndej për të hyrë në parlament.

Protestuesit gjuanin mbi policinë dhe godinën e parlamentit me shkopinjë, gurë, shishe dhe vezë. Përleshjet më të ashpra me policinë, që ishte pajisur me shkopinj gome me tela, u bënë me protestues që i përkasin ekstremit të djathtë, që e detyruan atë të kërkojë ndihmën e Forcave Speciale.

Protestuesit u përleshën gjithashtu me policinë edhe përpara ndërtesës së Televizionit Shtetëror, teksa kanali shtetëror akuzohet nga opozita si instrument në duart e qeverisë, si një institucion aspak i pavarur, që është kthyer në vegël propagande.

Të karantinosh, apo izolosh popullatën në banesa, do të thotë t’i burgosësh banorët në shtëpitë e tyre, pa bërë krim, pa kryer asnjë vepër penale. Ky padyshim që është një akt-vendim kundër Deklaratës së të Drejtave të Njeriut, që i cënon dhe i kufizon individit lirinë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Etja për Panik e "Ekspertëve" mes Deklaratash të Papranueshme, për Valë të Dytë Covid-19!

Next Story

Shokant & Qesharak në Shfaqje Publike Mediatike, Kandidati i Majtë për President në Amerikë, Joe Biden!

Latest from Uncategorized