Covid-19 u përdor për të mbyllur dhe izoluar njerëzit në shtëpi, si një provë gjenerale për të parë sesa shpejt mund ta izolonin globin me një mikroorganizëm, armë biologjike.
E bënë realisht, por teksa i izoluan njerëzit në mbarë globin, duket që në krye të 70 ditëve të karantinimit njerëzit u “zgjuan”, u mençuruan, u ndërgjegjësuan, sepse patën mundësi të bisedonin më dendur mes tyre, patën mundësi të informohen, patën mundësi të mësojnë edhe më shumë rreth asaj që realisht ndodhte, patën mundësi t’i analizonin sjelljet e palëve dhe të konkludonin se çfarë realisht ishte Pandemia apo PLANdemia.
Që në ditët e para e politizuan dhe e përdorën si armë për të luftuar Presidentin Trump dhe qeveritë e djathta, si dhe po kalonin gradualisht idenë e diçkaje globale, diçkaje jo rajonale, idenë e një fenomeni që po ndodhte kudo dhe po i sillte njerëzit më pranë, duke u ofruar, në fakt duke u injektuar atyre të njëjtin problem, për t’u ndjerë të ngjashëm. Qëllimshëm gjithçka, që njerëzit të fillonin të ndiheshin në një familje më të madhe, por me kufij të mbyllur. Dhe kjo bëhej për t’u thënë sesa keq do të ishte një botë nacionaliste, ndërkohë që një botë globaliste dhe pa kufij do u lejonte lëvizjen e lirë.
Por ndërkohë, po shkatërronin ekonomitë e vendeve, por kryesisht po shkatërronin mikro-sipërmarjen, sipërmarrjen e vogël familjare dhe atë të mesme, edhe pse i ofronin lëmoshë asistencash dhe vallaha benifitesh.
Përballë këtij plani ogurzi, gjenden Presidenti Trump, e djathta reale europiane, Rusia, por edhe vende të Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Jugut.
Një pjesë e majtistëve, padyshim ishin dhe janë zëri i dytë i parafonisë majtisto-globaliste, që sot bërtasin për maska, derisa dje çirreshin për karantinim, por pjesa më e madhe e banorëve në glob kuptuan shumë mirë se cilat janë qarqet e errëta politike që drejtojnë globin, sesa thjesht mund të instalohet një diktaturë gobale, sesa shpejt do të mund të tjetërsohen kombet për të prishur formacionin gjenetik demografik dhe sesa pak vlerë kanë jetët njerëzore, përpara interesave të majtisto-globalistëve, që pushtetin nuk e lëshojnë nga duart dhe që për ta mbajtur atë, mund t’i vënë flakën botës mbarë.
Ankthin e mosarritjes së qëllimit mes virusit laboratorik e shprehën më pas mes protestash të dhunshme, me qëllim instalimin e anarkisë, kryesisht në Amerikë. Duket që edhe kjo përpjekje konsistoi në disfavor total të tyre dhe iu rikthyen Covid-19, pandemisë, maskave, izolimit dhe panikut.
Covid-19 është një armë biologjike, armë lufte.
Covid-19 është armë paniku dhe tmerri në popullatë.
Covid-19 është krijesa e globalistëve për të shkaktuar tronditjen e madhe financiare dhe ekonomike.
Covid-19 është shkaku për të prodhuar vaksinën e ID-së dixhitale brenda trupit të njeriut, shenjëzimi.
Covid-19 është instrumenti që donin ta përdornin për instalimin e qeverisjes globale.
Por Covid-19 po rezulton diçka tjetër, krejt e kundërt me pritshmëritë e globalistëve, falë qëndrueshmërisë, vendosmërisë dhe planit për një botë të lirë, por mes kombesh sovrane.
Në cilin kah je ti! Kjo është çështje!
[…] BURIMI : MAST.AL […]