Turqit po Njollosin Kishën e Shën Sofisë! – Po Shkulin Gjithçka!

Nuk kanë fund bëmat e turqve, nuk kanë as hyjni, as respekt për shenjtërinë e objekteve të besimit kristian, as përgjegjësi për të mbrojtur vlera të kulturës botërore, unike dhe të papërsëritshme. Videot në artikull sjellin veçse trishtim dhe dhimbje në shpirtin e çdo të krishteri.

Shën Maria sot qan, teksa turqit njollosin me venprimet e tyre simbolin e ortodoksisë.

Siç tregojnë edhe videot turqit përshpejtojnë proçedurat për ta shndërruar Kishën e Shën Sofisë në Xhami, ndërsa sot u shkul nga muri rrethues edhe tabela me mbishkrimin “Muzeu i Shën Sofisë”.

Prezent gjatë shkuljes së tabelës së Shën Sofisë ishte edhe Drejtori i Sigurisë së Stambollit, Zafer Aktash, i cili deklaroi: “Erdhëm këtu sot për të inspektuar masat e sigurisë, për të bërë të mundur që qytetarët tanë më 24 korrik të mund të lutem të sigurtë dhe paqësisht”.

Në të njëjtën kohë, filluan punimet si jashtë, po ashtu edhe në brendësi të kishës me grupe punëtorësh konstruksioni, për të mos lënë asnjë shenjë krishtërimi ortodoks.

Media-t turke duket të jenë të gëzuara dhe tejet të kënaqura për këtë që po ndodh, si dhe në një seri emisionesh televizive nuk ngurojnë të shprehen me urrejtje për Ortodoksinë!

Mozaikët dhe afresket që do të fshehë, apo mbulojë, sulltani Erdogan, në brendësi të Kishës:

  • Mozaiku i Lutjes (i shekullit të 13-të), skena paraqet Krishtin në mes, në të djathtë të tij Shën Maria dhe në të majtë të tij Joan Prodhromi.
  • Mozaiku i Fronëzimit të Gjithëshenjtës Foshnjëmbajtëse (i shekullit të 9-të), që ndodhet në qendër të Kishës.
  • Mozaiku i Fronëzimit të Krishtit dhe Perandori Leon (i shekullit të 10-të ose të 11-të).

Si dhe katër mozaikë të tjerë që ndodhen brenda Kishës dhe janë një vlerë e paçmueshme e trashëgimisë botërore kulturore, vepra të rralla, që realisht duket të jenë të bëra nga frymëzim hyjnor.

Kjo është fytyra e pandryshueshme e otomanëve, mbjellin prapambetje, shkatërrojnë vlera dhe nxisin luftën dhe vëllavrasjen.

Sot po i vendosin ferexhe Simbolit të Ortodoksisë, Kishës së Shën Sofisë!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kancelarja Merkel po Përpiqet të Ndajë Egjeun - Takimin Trepalësh në Berlin (Gjermani - Turqi - Greqi)!

Next Story

Kryepishkopi Anastas: "Vendimi për Kishën e Shën Sofisë Është një Lloj Xhihadi Kulturor!"

Latest from Opinione