“NetCredit” krijoi një hartë që tregon restorantet më të vjetër thuajse në çdo vend të botës.
Shumë nga restorantet që gjenden në listë ia kanë arritur të shkruajnë histori, sepse mbështeten tek ushqimi tradicional.
Restoranti më i vjetër në botë është restoranti “St. Peter Stifts Kulinarium” në Austri, i krijuar në vitin 803 pas Krishtit.
Sot, vizitorët shijojnë pjata klasike austriake, is sniçel dhe të tjera, ndërkohë që ofron edhe përzgjedhje kulinare më moderne me mish dhe djathra lokale.
Europa kryeson listën me 10 restorantet më të vjetra në nivel global.
Restoranti “El M’Rabet” është restoranti më i vjetër i Afrikës dhe u krijua në vitin 1630 në Tunizi.
Në Kolumbi gjen gjithkush restorantin “La Puerta Falsa”, restoranti më i vjetër i Amerikës Latine.
Ndërsa në vitin 1153 u krijua restoranti më i vjetër i Kinës.
Europa sërish promotore!