Sipas Media-ve turke Drejtoria Rajonale për Çështje Doganore dhe Tregtie të Thrakës do të mbyllë kufirin Greko-Turk në Evros për disa ditë.
Mbyllja është për të gjithë kamionët dhe automjetet e tonazhit të rëndë, për makinat private, si dhe për të gjithë ata që do të duan të kalojnë nga Greqia në Turqi.
Akoma nuk ka dalë deklarata zyrtare, por ajo pritet të njoftohet pas disa orësh.
Nga ana tjetër lëvizje e dendur fregatash turke vërehet në Egje, sipas Media-ve turke. Fregatat turke ΜΕΚΟ200ΤΝ kaluan Dardanelet para afro 30 minuta, kaluan më pas edhe ngushticën e ishullit Chios dhe po i drejtohet zonës ku Turqia ka vendosur të bëjë praktikën ushtarake me armë të vërteta lufte, në datat 10 dhe 11 gusht 2020.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes Greke, një numër i barabartë fregatash, me numrin e fregatave turke, janë nisur nga pala greke drejt së njëjtës zonë.
Barut në Egje dhe Mesdhe.
Shenjti dhe Profeti Paisios mesa duket nuk po del thjesht dhe vetëm i vërtetë, por i saktë në preçizion, në fjalët e tij profetike.
Ditë të vështira për Greqinë, aromë lufte, që vjen nga Porta e Sulltanit të Mileniumit të ri, i suportuar financiarisht dhe politikisht nga BE-ja e gjermanizuar.