Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit shpalli thirrjen për punësim për 480 civilë (meshkuj dhe femra), në pozicionin e Rojeve të Kufirit, shumica e të cilëve do të ruajnë kufijtë e Attikës dhe Korinthit.
Dhe padyshim që nuk nevojitet shumë vëmendje për të kuptuar se shpallja në fjalë do t’i punësojë pjesën më të madhe të tyre në zona që nuk janë kufitare.
Përkatësisht, nga 480 rojet kufiri, 200 prej tyre do të pozicionohen në Prefekturën e Maqedonisë Lindore, 180 prej tyre në Prefekturën e Attikës së Jugut, 100 të tjerë në Korinth.
Me pak fjalë, 280 roje kufiri do të ruajnë kufijtë e lagjeve të Athinës, Nea Smirni dhe Bouliagmeni, si dhe Korinthin.
Dhe vetëm 200 të tjerët do të shërbejnë në zonat kufitare të Dhramas dhe Ksanthit.
Dhe kjo ndodh pikëtisht në një kohë kur refugjatët e paligjshëm gjenden në kufirin e Evros, që është shndërruar në një “vresht pa gardh” dhe ku çdo ditë hyjnë mijëra refugjatë.
E vetmja gjë që ka ngelur është që Qeveria Greke të fillojë të punësojë marinsa për në malin Olimp.
Por e parë me syrin kritik, kjo shpallje është tepër shqetësuese. Pse detyrohet Qeveria Greke të punosojë 280 persona për të ruajtur territoret e Attikës (Athinës) dhe Korinthit?!
Aromë baruti!