Mutacioni që Pëson Covid-19 Gjatë 24-Orëshit!

Covid-19 tashmë, veçse një virus “vdekjeprurës”, sipas atyre që e krijuan në laboratore të errëta anti-humaniste, është mutacionuar në një virus kapriçioz, deri me sjellje gangstere ndaj popullatës, që ndaj tij u bind dhe u mbyll në shtëpi si e marrë, edhe pse rezultatet tregojnë se nëse nuk e spërkatim ajrin me virus, virusi është dembel dhe nuk del nga laboratori.

Kohët e fundit Covid-19 ka filluar të ketë sjellje kapriçioze, sjellje ndaj të cilave po përulen shtete dhe qeveritarë, duke marrë masa ekstreme, vallaha për të mbrojtur popullin, në plotësimin e të gjitha mutacioneve kapriçioze disaorëshe që pëson virusi, në ciklin 24-orësh.

Në orën 7:00 në mëngjes virusi bie thuajse në letargji. Për rrjedhojë njerëzit mund të dalin jashtë dhe të funksionojnë thuajse normalisht, por me një kusht, përdorimin e maskave, dorezave dhe ruajtjen e distancës sociale në ambjente të mbyllura.

Nga dreka virusi nuk duket të japë shenja jete, megjithëse masat e qeverive vazhdojnë dhe mbeten në fuqi. Mesa duket dielli dhe temperaturat e shtyjnë virusin drejt një jete më pasive dhe të mbyllur, dhe me të drejtë, pasi nuk ka pse të endet rrugëve, nën rrezet ultraviolet, nën smogun e automjeteve dhe nën lëvizjen kaotike të njerëzve të paprekur nga ai, por në panik prej tij.

Nga pasditja virusi zgjohet, aktivizohet dhe mesa na njoftojnë qeveritë dhe pushtetarët në orën 8:00 të mbrëmjes, virusi përson mutacion ekoakustik. Ndaj, i ka imponuar qeveritë që në orën 20:00, kudo të mbizotërojë heshtje varri dhe askund të mos dëgjohet asnjë tingull. Thuhet sipas “mediave” ndërkombëtare se pas orës 20:00 virusin kanë filluar ta shqetësojnë edhe zërat apo përshpërimat e njerëzve dhe është duke i sugjeruar qeverive heshtje absolute dhe gojë të mbyllura.

Pas mesnate Covid-19 kthehet në një gangster të mirëfilltë, i vartut nga vesi dhe mania për të bërë geto dhe i ka dhënë urdhër qeverive që pas orës 00:00 deri në orën 07:00 të mos ketë më as qarkullim në rrugë dhe mjedise publike të qënieve njerëzore.

Virusi del për jetë nate dhe sipas ekspertëve bëhet më i rrezikshëm se kurrë, krahasuar me orët e tjera të ditës, ndaj dhe njerëzit duhet të struken në banesa, me përjashtim të emigrantëve të paligjshëm dhe policëve, me të cilët virusi duket të ketë një marrëdhënie injoruese.

Thuhet gjithashtu se Virusi paska mani qytetet e zbrazur, bizneset e mbyllura, dritat e fikura, heshtjen e varrit dhe është në kërkim të ditëve të krijimit të gjithësisë, kur kishte vetëm qiell, ujë, tokë, bimë dhe kafshë, por ende nuk ishte krijuar njeriu.

Të shkuara të sëmurëve për mend!

1 Comment

Lini një Përgjigje te Ledion Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Shën Maria e Ishullit Tinos - e Tërëshenjta & Ikona e Saj Çudibërëse!

Next Story

Rusi: Luftë e Ftohtë Medikale - Video Promocionale e 'Sputnik V' për Vaksinën Ruse (Covid-19)!

Latest from Opinione