Protesta masive pothuajse në të gjitha vendet dhe qytetet e mëdha të Europës kundër masave kufizuese që janë vendosur për shkak të Covid-19.
Qytetarët në Europë, nga Londra në Berlin, po reagojnë. Luftëtarët kundër përdorimit të detyrueshëm të maskës dhe masave kufizuese zbritën me mijëra nëpër rrugët e qyteteve më të mëdha të Europës.
Protesta më e madhe u zhvillua në Berlin, e cila u shpërnda pak munita më pas nga policia, pasi njerëzit nuk po respektonin distancat mes tyre, bazuar tek urdhërat e institucioneve.
“Coronavirus-i është një gënjeshtër e madhe”, deklaronte një 50-vjeçar në rrjetin televiziv gjerman N24.
Në Londër, mijëra protestues që kërkonin “fundin e tiranisë mjekësore”, u mblodhën në një prej shesheve qëndrore që metropolit.
Në Paris, mijëra njerëz protestuan kundër përdorimit me detyrim të maskës. Sofia, një pariziene, rreth të 45-tave doli në protestë për të mbrojtur “të drejtën për të bërë zgjedhjen e tij/saj gjithësecili”. “Jam thjesht dhe vetëm një qytetare e indinjuar me masat lirivrasëse që nuk kanë asnjë justifikim mjekësor” – deklaroi ajo.
Në Zyrih do të realizohej një protestë e madhe e cila u anullua për shkak të ndërhyrjes së policisë.
Në qendër të Berlinit, sapo kishte filluar protesta e të paktën 20 mijë njerëzve, sipas shifrave që jep policia gjermane, ajo u ndërpre thuajse dhunshëm nga policia. Më shumë se 3 mijë policë ishin dërguar pranë protestuesve për të ndalur protestën.
“Nuk po mbahej distanca e duhur edhe pse u kërkua në mënyrë të përsëritur nga instancat – deklaron policia – ndaj dhe e shpërndamë protestën.”
Pas kërkesës për shpërndarje të protestët, protestuesit, shumë prej të cilëve ishin ulur në bulevard, qëndruan atje dhe thërrisnin “rezistencë!”, më pas u dëgjua thirrja “ne jemi populli” dhe më pas të gjithë së bashku kënduan himnin kombëtar.
Mijëra prej tyre vazhduan të protestonin. Një grup protestuesish hidhnin gurë dhe shishe kundër forcave të rendit, të cilët më pas arrestuan dy prej protestuesve.
“Merkel duhet të largohet!” – bërtisnin protestuesit.
Me titullin: “festa e lirisë dhe paqes”, protesta në Berlin, ishte e dyta e organizuar për të njëjtën problematikë, por kjo e dyta ka vënë realisht në shqetësim institucionet, vetë shtetin.
Afro 20 mijë shtetas ishin mbledhur edhe më 1 gusht në Berlin, gjatë protestës së parë, por edhe ajo protestë ishte ndërprerë me të njëjtin justifikim, të kësaj të sotmes (distancimi social).
Bashkia e Berlinit kishte ndaluar fillimisht organizimin e protestës “për arsye shëndeti”, për arsye të pandemisë pra – sipas mendimit të Bashkisë – por më pas e lejoi të zhvillohej, duke deklaruar se protestuesit duhet të qëndronin 1.5 metër larg njëri-tjetrit.
Ndërkaq, gjykata administrative, së cilës i ishin drejtuar protestuesit, lejoi dje organizimin e protestës. (Kështu ndodh atje ku drejtësia nuk është e kapur.)
Njerëzit janë të pakënaqur dhe të cënuar nga masat kufizuese.
Organizator i protestës në Berlin ishte një biznesmen në sektorin e informatikës, që deklaron se nuk i përket ndonjë partie politike dhe që është kryetar i Lëvizjes “Querdenken-711” (Antikonformistë skeptikë-711) që u shfaq fillimisht në Stuttgart. Ai vetë deklaroi gjithashtu se përpjekja për ta ndalur protestën ishte “një sulm kundër Kushtetutës” së Gjermanisë, e cila mbron të drejtën e shprehjes.
Protesta të ngjashme u bënë edhe në Itali, Suedi, Austri etj.