Një stuhi rëre mbuloi papritur kryeqytetin e Turqisë ditën e shtunë, duke shkaktuar plagosjen e të paktën 6 personave, sipas gazetës “Cumhuriyet”.
Kryebashkiaku i qytetit u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në banesat e tyre, teksa stuhia po kalonte mbi qytet, duke mbyllur diellin dhe duke i detyruar njerëzit për të kërkuar një strehë për t’u mbrojtur nga fenomeni.
Re të dendura pluhuri u formuan në qiellin e kryeqytetit, ndërsa çadra fermerësh nga zonat rurale fluturonin në ajër, sipas të njëjtit burim.
Stuhia e rërës/pluhurit shkaktoi pamundësi për të parë, qoftë edhe në distancë të shkurtër, gjë që solli për pasojë ndalimin e qarkullimit.
Shërbimi Zjarrfikës dhe Departamenti Turk i Menaxhimit të Katastrofave (AFAD) po qëndrojnë në gadishmëri, për të shmangur çdo aksident apo dëm, nëse fenomeni do të përsëritet.