Një Libër i 1950-ës që Parashikonte Përdorimin e Maskës në Planet!

Me maskat e fytyrës që janë bërë pjesë e detyrueshme e “fiziologjikes së re” dhe me masat imponuese që detyrojnë njerëzit të mbajnë maskë, si nga nënpunësit publikë, ashtu edhe nga pjesa tjetër e popullit, po bëhet gjithmonë e më i njohur një libër i botuar në vitin 1950, që flet me saktësi për këto që po ndodhin sot.

Shkrimati i njohur gjerman Ernst Jünger parashikoi që atëherë përdorimin në masë të maskës, si një mjet për të rritur pajtueshmërinë dhe uniformitetin në një shoqëri të ardhshme distopike, mes një novele me titullin “The Worker” (“Punëtori/ gjermanisht “Der Arbeiter”) që u shkrua para afro 90 vitesh.

Kjo që po ndodh tani është pikërisht skenari që zhvilloi mes imagjinatës së tij shkrimtari enigmatik Ernst Jünger, mes veprës së tij klasike të vitit 1932.

Siç dhe përmend me detaje Thomas Crew në artikullin e tij “The Dystopian Age of the Mask” (“Epoka Distopike e Maskës”), “eliminimi i çdo privatësie” është një temë që e hasim në letërsinë distopike.

Kjo shprehet edhe prej Geoprge Orwell në “1984” kur i përshkruan masat si “një komb luftëtarësh dhe fanatikësh, që marshojnë përpara në unitet perfekt, të gjithë me të njëjtat mendime dhe me të njëjtat sllogane… treqind milionë njerëz me të njëjtën fytyrë”.

Crew shpjegon se kjo temë mbizotëron veprën “The Worker” të Jünger, ku, “Njëtrajtshmëria e epokës së re simbolizon… nga shumëfishimi i papritur i maskës, shoqërinë moderne”.

“Nuk është e rastësishme – shkruan – që maska ka filluar të luajë rol vendimtar në jetën publike. Shfaqet në forma nga më të ndryshmet… qoftë si maskë ajri, me të cilën duan të pajisin popuj të tërë. Të jetë si maskë fytyre për sport dhe shpejtësi, që di ta gjejmë në çdo udhëzues edukimi, apo edhe si maskë sigurie në mjedise pune që ekspozohen ndaj rrezatimit, shpërthimeve apo substancave narkotike. Mund të supozojmë – vazhdon – një ndjesi terrori, teksa maska do të vijë të marrë përsipër funksione që sot nuk mund t’i imagjinojmë.”

Crew shpjegon sesi publiku është nën efektin e një larje trush dhe sesi bindet se, e vetmja gjë që duhet t’i interesojë është vazhdimësia e jetës, paçka asfiksisë ku zhytej jeta e gjithkujt, paçka sesa e vetmuar dhe e parëndësishme mund të bëhej kjo jetë.

Duke marrë për bazë prezencën e papritur dhe të gjithkundtë të maskës së fytyrës në vitin 2020, në të gjithë botën dhe në një numër të rritur kuadresh sociale, është e pamundur t’i shmangemi konkluzionit se ishte pikërisht ky, ai lloj “zhvillimi” që kishte në imagjinatën e tij shkrimtari Jünger. Bërja e zakonshme, e fenomenit të mbulimit të fytyrës reflekton tendencat antihumane, të cilat për Jünger, përçojnë dhe karakterizojnë epokën moderne. Përfaqëson një fazë tjetër në degradimin e individit që u bë e qartë në Luftën e Parë Botërore.

Qoftë si një copë mish i hedhur në fushën e betejës, qoftë si dorezë në motorin e ekonomisë së luftës, shoqëria moderne ka për zakon degradimin e individit dhe shndërimin e tij në një objekt funksional. Të gjitha ato jo esencialet (“non-essential”), të gjitha domethënë ato, që na bëjnë njerëz, sot përjashtohen tërësisht, totalisht.”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Flakëhedhës u Lëshua me Parashutë në Ambasadën Amerikane në Athinë!

Next Story

Háne Fevzi, Háne Korçë!

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe