Morali & Politika

Morali është dhe duhet të jetë fondamenti i politikës. E nënvizoj me emfazë, sepse në logjikën e shumicës së njerëzve ‘Morali dhe Politika’ janë apo gjenden diametralisht në kahe të kundërt. Nuk është aspak e vërtetë!

Thjesht, në këtë vend të pabegatë dhe të pabekuar, normalja na tingëllon anormale, për shkak të përbindëshave me tabela “politike” dhe me moral “numerik” që janë “zgjedhur” me dhunë.

Pyetja: “Nëse bashkëekzistenca e moralit dhe politikës është e mundshme apo jo?” – është diakronike dhe thellësisht e rëndësishme për jetën njerëzore. Ekzistuan shoqëri, si ajo antike greke, që brumosën dhe zhvilluan marrëdhënie të ngushtë mes moralit dhe politikës. Atje ku kjo bashkëekzistencë bëhej realitet, rezultati, lidhur me cilësinë e jetës së qytetarëve, ishte i suksesshëm.

Ndërkaq, në botën bashkëkohore, bashkëekzistenca e politikës me moralin është konsideruar dhe vazhdon të konsiderohet, prej më të shumtëve, si utopi.

Çfarë është “morali” në thelb? Moral është tërësia e parimeve, rregullave dhe vlerave që orientojnë veprimin. Një veprim është i moralshëm, kur subjekti e kryen pa paragjykim, pa prapamendim dhe pa marrë parasysh rrezikun e sanksioneve, apo pa pritur shpërblim.

Vlera e moralit gjendet kryesisht në përzgjedhjen e ndërgjegjshme të një veprimi me pikëreferimi të duhurën, të përshtatshmen, të vetkuptueshmen, të drejtën embrionale. Për shpërblim të vetëm, ka kënaqësinë e brendshme që mes këtij veprimi ngre shtat e mira.

Morali është marrëdhënie me tjetrin, respekt për të drejtat, nevojat dhe dëshirat e tij, që sjell për rrjedhojë besimin reciprok. Kjo do të thotë se morali nuk mjaftohet vetëm në definicionin e asaj se çfarë është e mirë dhe e drejtë, por kërkon dhe parashtron implementimin e së mirës dhe të së drejtës. Pa zbatimin praktik, vlera e së mirës mbetet, thjesht, në hapësirën e predispozicionit.

Politika, nga ana tjetër, është një prej fjalëve të njohura që së bashku me filozofinë dhe demokracinë na la trashëgim bota antike greke në historinë e ideve. Fjala gjen rrënjën e saj tek “politi” (qytetari) dhe politi gjen rrënjën e tij tek “poli-s” (qyteti).

Qytetin në antikitet nuk e bënin godinat dhe rrugët, por jeta e organizuar shoqërore e banorëve, mes bashkëpunimit politik, ekonomik dhe fetar të anëtarëve të tij. Politika është mjeshtëria e autoritetit, por edhe e udhëheqjes nga autoriteti, mjeshtëria e formës mes së cilës rezultativisht dikush mund të marrë pjesë në jetën e bashkësisë, në jetën publike të vendit të tij, qoftë si drejtues apo si vartës, teksa në fund të fundit përgjegjësitë, si edhe veprimet, ndahen mes drejtuesve dhe vartësve.

Për të trajtuar teorinë politike duhet të ketë veprim politik, interesim të theksuar dhe pjesëmarrje aktive të anëtarëve të shoqërisë në jetën kolektive. Fondamenti në të gjitha momentet e mëdha të teorisë dhe veprimit politik të antikiteit ishte se, politi (qytetari) dhe poli (qyteti) do të progresonin së bashku duke mbërritur në “begati” dhe “virtyt”, dhe se njëri mes tjetrit do të bëhej “i drejtë”, i përsosur (Platoni).

Politikani, fillimisht formon personalitetin e tij dhe në vazhdim i drejtohet një grupimi, me qëllim që të ushtrojë atje aftësitë dhe karizmën e tij, duke ofruar mbështetjen e tij për të ngritur në nivel më lart bashkëhumanët e tij. Për rrjedhojë, politikani është diçka midis një shkencëtari dhe një mjeshtri, i cili ndan me të tjerë veprimtarinë e tij kreative, duke patur parasysh sigurisht prezencën “e tjetrit” që përbën parakusht në konceptimin dhe zbatimin e veprimit të tij politik, pasi është e pamundur për dikë që të ushtrojë virtyrin i vetëm.

Aristoteli në veprën e tij “Politike”, mbështet idenë se ekziston afinitet absolut mes moralit dhe politikës, pasi “poli-s” është parakusht dhe kusht i krijimit të njerëzve të moralshëm. Poli-s nuk ka për qëllim vetëm mbijetesën e njerëzve, por bashkëjetesën e organizuar dhe përsosmërisht të orientuar, që siguron jetesën. Përsomëria morale e njeriut realizohet mes një shoqërie politike, ndërsa përsosmëria e organizimit politik ka lidhje të drejtpërdrejtë me cilësinë morale të politëve (qytetarëve). Parimet e bashkëekzistencës politike i nënshtrohen atyre morale, ndërsa arsimimi përcaktohet në thelb si edukim moral, që përgatit dhe brumos njerëz të moralshëm, politë të drejtë dhe të mirë.

***

Përsa më sipër, qytetari shqiptar (politi) që nuk ka alternativë përzgjedhëse, pasi nuk i ka politikanët me personalitet, as moralin si marrëdhënie besimi dhe reciprociteti, ka mundësi vendimmarrëse kolektive, përballë mungesës së simbiozës “Moral dhe Politikë” në Shqipëri, që të nxjerrë si të pavlefshëm të listuarit nga kryearpagonët e politikës amorale dhe të veprojë politikisht, bazuar në virtyt.

6 Comments

  1. It’s a shame you don’t have a donate button! I’d certainly
    donate to this superb blog!
    I guess for now I’ll settle for book-marking and adding your RSS feed to my Google account.

    I look forward to new updates and will talk about this
    site with
    my Facebook group. Talk soon!

  2. Pretty nice post. I just stumbled upon your blog
    and wished to say that I’ve really enjoyed browsing your blog
    posts.
    After all I’ll be subscribing to your rss feed and I
    hope you write again very
    soon!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

SHBA: "Nuk Ka Fuqi Ligjore Harta e Seviljes" - Amerika Përkrah Turqisë!

Next Story

Suedezët Fituan Imunitet ndaj Covid-19: Vdekje Minimale Krahasuar me Numrin e të Prekurve - Rezultoi e Suksesshme Politika Anti-lockdown!

Latest from Opinione