Bilderberg Grup, “model” i Qeverisë Globale

Bilderberg Grup nuk është organizatë sekrete, por një lloj organizate sekrete ose sekretative (nëse mund ta sjellim këtë epitet si neologjizmë), një grupim i 150 personave të veshur me pushtet politik dhe ekonomik, individë me potencë në botë, por mes tyre edhe disa idiotë të dobishëm. Por jo çdokush në Grup është mbartës i konspiracionit të Rendit të Ri Botëror.

Por në thelb janë 150 persona që mblidhen dhe takohen çdo vit dhe përcaktojnë të ardhmen tuaj/tonën, prapa dyersh të mbyllura, të mbrojtur nga gardë speciale.

Kjo organizatë tashmë ka edhe një Web-site, ku jep thjesht dhe vetëm disa të dhëna sipërfaqësore të pjesëmarrësve, apo të ndonjë teme për diskutim, por mjaftueshëm për ne që prapa një teksti lexojmë edhe kontekstin edhe nëntekstin.

Zakonisht pjestarë të diskutimeve çdo vit janë politikanë, drejtues shtetesh, kryeministra, presidentë, ministra të jashtëm, ministra të ekonomisë, gjeneralë ushtarakë, bankierë, financierë, CEO dhe sipërmarrës, pronarë Media-sh, editorë gazetash, drejtues të shërbimeve inteligjente/sekrete, posedues të teknologjive të reja, investitorë strategjikë, presidentë fondacionesh, pjestarë të familjeve mbretërore, por marrin pjesë edhe drejtues shtetes komuniste, si ai i Kinës për shembull, etj.

Po t’i analizosh veçmash nga njëri-tjetri këta persona kanë shumë pak nyje, pika apo interesa të përbashkëta që t’i lidhin. Por jo! Këta individë i lidh diçka madhore dhe potente, janë të gjithë globalistë dhe janë të gjithë promotorë të Rendit të Ri Botëror, të dedikuar për të arritur dhe për të bërë realitet Qeverinë Globale.

Në vitin 1990, në takimin e Bilderber Grup u thirr të merrte pjesë Bill Clinton, një politikan periferik atëherë në Amerikë, por që pas dy vitesh u bë president i SHBA-së, e njëjta ka ndodhur me Barak Obama-n, apo me Tony Blair, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me kryeministrin e shtetit tonë fqinj Kyriakos Mitsotakis. Por edhe të gjithë kryetarët dhe presidentët e BE-së, respektivisht të Këshillit dhe Komisionit Europian, janë emëruar direkt nga Bilderberg Grup, apo edhe shumë drejtorë Bankash Qëndrore etj.

Pjestarë thuajse të përhershëm të takimeve

Që nga viti 1954, Takimet Bilderberg janë takime/forume vjetore për diskutime informale për çështje madhore, të organizuara për të forcuar dhe shtyrë më tej dialogun mes Europës dhe Amerikës së Veriut.

Vini re! Janë takime ku bëhen “diskutime informale, për çështje madhore” (referuar web-site-it zyrtar), nga njerëz që drejtojnë shtetet dhe botën, ekonominë dhe politikën, gjithçka. Këta njerëz pra, mblidhen për ‘diskutime informale’. Po pse? E kush nuk e di përgjigjen tashmë!

Pra, takimi i Bilderberg Grup është një forum “kyç” i vitit, sepse atje shtrohesh dhe parashtrohen çështje globale, hartohen politika qeverisëse dhe ekonomike globale, atje formohen strategjitë dhe platformat për zbatimin e politikave kudo në botë, në formë uniforme. Shikoni për shembull politikat e masave për Pandeminë, për të kuptuar sa më sipër.

Mos është vallë Bilderber Grup një “prematurë” e Qeverisë Globale? Duket se po!

Bilderberg nuk është maja e ‘Deep State’, por duket të jetë një grupim i rrezikshëm për popujt, për kombet, për shtetet, teksa drejtues të lartë të tyre, bëjnë pjesë në këtë grupim dhe populli nuk informohet për asgjë. Ka mbërritur ndoshta momenti që këto takime dhe këta individë të investigohen për të parë dhe për t’u informuar se çfarë bëjnë dhe çfarë diskutojnë prapa dyersh të mbyllura, në mungesë të plotë transparence.

Ndodh, por normalisht është e papranueshme dhe duhet të jetë e dënueshme, pasi pjesmarrësit në këtë lloj takimi janë udhëheqës shtetesh dhe atje nuk thirren rastësisht si individë, por sepse populli u ka dhënë mes votës fuqi vepruese dhe vendimmarrëse dhe nga ky petk nuk mund të zhvishen kurrë, askund dhe me askënd, përsa kohë mbajnë pozicionin shtetëror.

Sa më sipër, në formën më të mundshme sintetike, na bind që janë “lojtarët” kryesorë të globalizmit, por me shumë pak lojtarë rezervë, pra me shumë pak mundësi zëvendësimi.

Këtë avantazh duhet ta përdorim! Janë pak dhe nuk kanë rezerva!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gishtat tregojnë personalitetin!

Next Story

Juve nuk bëheni dot kurrë "banorë të Qytetit të Ideve". (Ramës, Bashës, Metajt dhe bishtrave.)

Latest from Opinione