Putin i Jep Nënshtetësinë Ruse Edward Snowden

Presidenti Vladimir Putin i dha të hënë nënshtetësinë ruse amerikanit Edward Snowden, i cili ekspozoi të dhëna nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së dhe më pas kërkoi strehim në Rusi.

Një dekret presidencial i botuar të hënën përfshinte Snowden në një listë të qytetarëve rusë të sapopranuar, në një kohë kur marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës janë në nivelet më të ulëta historike për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha agjencive të lajmeve se Snowden kishte marrë nënshtetësinë ruse si rezultat i kërkesës së tij, të bërë në vitin 2020 për ta bërë më të lehtë për gruan e tij amerikane Lindsay Mills udhëtimin pranë tij.

“Pas viteve të ndarjes nga prindërit, unë dhe gruaja ime nuk kemi dëshirë të ndahemi nga BIJTË tanë”, shkroi Snowden në Twitter.

“Pas dy vitesh pritje dhe gati dhjetë vjet mërgimi, pak stabilitet do të bëjë ndryshim për familjen time” tha ai.

Ish kontraktori amerikan i inteligjencës, 39 vjeç, zbuloi dokumente sekrete në Media në vitin 2013, duke zbuluar se NSA po mblidhte të dhënave të komunikimit dhe informacione të tjera për qytetarët amerikanë, duke shkelur të drejtën e tyre kushtetuese për privatësi.

Ekspozimi i programit sekret të spiunazhit të NSAsë çoi në zbulimin e shumë aktiviteteve të ndaluara që kryeshin prej NSA. Pasi zbuloi këto sekrete dhe shumë të tjera, Snowden kërkoi strehim në Rusi. Ai u martua me të dashurën e vjetër Mills në Moskë në vitin 2017. Tre vjet më vonë ata lindën një djalë dhe Snowden tha se do të kërkonte nënshtetësinë ruse për ta bërë më të lehtë që familja e tij të ishte së bashku, veçanërisht duke pasur parasysh kufizimet e udhëtimit për shkak të Pandemisë Covid-19.

Por ai tha se donte të mbante shtetësinë e tij amerikane.

“Lindsay dhe unë do të mbetemi amerikanë, duke e rritur djalin tonë me të gjitha vlerat e Amerikës që duam, duke përfshirë lirinë për të shprehur mendimin e tij. Dhe mezi pres ditën që të mund të kthehem në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që e gjithë familja të ribashkohet”, tha ai në atë kohë. Ndërkohë që çifti bëri një djalë të dytë në fillim të këtij viti.

Avokati i Snowden, Anatoly Kucherena i tha Agjencisë Shtetërore Ruse të Lajmeve RIA “Novosti” se bashkëshortja Mills tani do të aplikonte për nënshtetësinë ruse.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kryeministrja e Finlandës në Mëngjes Shkon në "War Party"

Next Story

Ukraina Hedh në Erë Urën që Lidh Krimenë me Rusinë (video)

Latest from Info

Ati ynë!

Teksa studiojmë “Ati ynë” që na mësoi Jezu Krishti, kuptojmë gjithnjë e më shumë se është