Zv.drejtori i Institutit Epidemiologjik për Kërkime Shkencore, Aleksander Garelof, në një intervistë të tij tha se Rusia po përgatit në këto momente 45 vaksina të ndryshme kundër Coronavirus-it, në 14 platforma.
Garelof theksoi se liria e përzgjedhjes së vaksinën, gjatë proçesit të vaksinimit në Rusi, është e parashikuar me ligj. “Për pasojë gara mes shkollave shkencore, me të cilat jemi angazhuar në këtë periudhë, është ajo që do të na nxjerrë fituesit. Dhe vaksinat që do të jetë më rezultative dhe më të sigurta janë ato që do të zënë vendin në kalendarin kombëtar të vaksinave”, deklaroi Garelof.
Sipas tij, masat e profilaksisë që u morën në Rusi për përballimin e situatës së virusit ishin rezultative. Ai shtoi gjithashtu se bëhet fjalë për masa të mbrojtjes dhe ruajtjes së higjenës, masa të cilat nëse do të mbahen dhe respektohen me rigorozitet nga rusët, do të bëjnë që të mos nevojitet më, që të merren masa të tjera më të ashpra. Pra, Rusia përjashton kësisoj mundësinë e çdo “lockdown-i”.