Çfarë po Përgatisin për Njerëzimin? Forumi Ekonomik Botëror Sugjeron Diell Artificial që “Vret” Coronavirus-in!

/

Edhe për një herë tjetër i famshmi Forumi Ekonomik Botëror (WEF), themelues i të cilit është Klaus Schwab, shkrimtari i librit të shumëpërfolur “The Great Reset”, libër që e lexojnë me vëmendje shumë kryeministra të vendeve të BE-së dhe përkrahës të globalizmit, shkon drejt një tjetër iniciative të zymtë, ndoshta të errët, supozohet në kuadër të luftës kundër Coronavirus-it.

Iniciativa është pikërisht krijimi i një Dielli Artificial!

Edhe pse lexohet dhe tingëllon si ide e çmendur, Forumi Ekonomik Botëror po reklamon një teknologji të re, duke na prezantuar njerëz që shikojnë thuajse të hipnotizuar, një Diell Artificial, rrezatimi i të cilit, në spektrin UV dezinfekton (presupozohet) hapësirën e caktuar nga Coronavirus-i (!) dhe kështu njerëzit gjenden në një mjedis të sigurtë.

Kështu, veç vaksinimit të detyrueshëm, do të kemi edhe “solar” me detyrim, për të vrarë virusin.

Sipas “shpjegimeve” të Forumit, rrezet UV janë të dëmshme për njeriun. Por shkencëtarët gjetën, apo zbuluan një gjatësi vale të caktuar e cila vret në nivelin 99% Coronavirus-in.

Është e panjohur ende nëse janë “duke u tallur” me ne, apo nëse bëhet fjalë për përpjekje me objektiv për të marrë reagime, që më pas bazuar tek reagimet të përshtatin taktikën.

Natyrisht, nuk do të duhet të harrojmë edhe sugjerimin e Bill Gates, i cili sugjeron spërkatjen e atmosferës me miliona ton pluhuri, në mënyrë që të pengojnë rrezet e diellit për të mbërritur në Tokë, për të ndalur ndryshimet klimatike.

Çfarë na del vallë nga këto dy sugjerime të frikshme? Krijojnë një skenë të frikshme në të cilën Dielli do të jetë i fshehur dhe njerëzimi do të shohë Diellin Artificial, skenë që të kujton filmat e imagjinatës shkencore.

Por në fakt nuk janë imagjinatë, apo fantazi, por realitet, sugjerimet më sipër, që nuk vihen më në dyshim, teksa shpallen dhe reklamohen publikisht.

Dhe të gjitha këto që lexojmë dhe dëgjojmë bëhen për “të mirën” e njerëzimit për “të luftuar” Coronavirusin dhe Ndryshimet Klimatike.

Çfarë tjetër do të dëgjojmë akoma? Ndoshta tani është duke filluar gjithçka, në emër “të popullit”!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Tërmet i Fuqishëm 6.3 Ballë i Shkallë Rihter në Elassona të Greqisë & Gotitje të Shumta Sizmike - Godina të Dëmtura!

Next Story

Atentat PD-së: Listat e PD në Qarqe, Bindën Shqiptarët për Humbjen e Thellë & Vetvrasjen Politike të PD-së!

Latest from Info