Zakharova: Denoncon Ukrainën për Rekrutim Aktiv të Mercenarëve Përmes Ambasadave në Europë & Botë

/

Ajo akuzon Kievin për rekrutimin e mercenarëve jashtë vendit.

Maria Zakharova raportoi se ambasadat e Ukrainës në vende të ndryshme po bëjnë fushatë aktive që qytetarët e atyre vendeve t’i bashkohen të ashtuquajturit Legjioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës.

Ambasadat e Ukrainës po shkelin Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike duke u kërkuar shtetasve të huaj të bashkohen me Legjionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, tha në një konferencë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Ajo vuri në dukje raportet e mediave, sipas të cilave ambasadat e Ukrainës në vende të ndryshme po bëjnë haptazi fushatë që qytetarët vendas t’i bashkohen të ashtuquajturit Legjioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës.

Sipas diplomates, autoritetet e vendeve pritëse mbyllin sytë ndaj praktikave të tilla apo edhe i inkurajojnë ato.
Maria Zakharova denoncoi si ambasadat e Ukrainës, ashtu edhe shtetet perëndimore që lejojnë rekrutimin e mercenarëve për Legjionin Ndërkombëtar.

“Përsa i përket veprimeve të vetë Ukrainës, është e qartë se rekrutimi i mercenarëve shkon përtej funksionimit normal të misioneve diplomatike. Dëshiroj t’ju kujtoj se sipas përcaktimeve të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961, mbrojtja e interesave të vendit në shtetin pritës duhet të kryhet brenda kufijve të lejuar nga e drejta ndërkombëtare”, tha ajo.

Zakharova theksoi se në bazë të Konventës, punonjësit e misioneve diplomatike janë të detyruar të respektojnë ligjet e shtetit pritës, duke përfshirë rregullat e ligjit penal për ndalimin e mercenarëve.

“Rregulla të tilla, mesa dimë, janë miratuar në shumicën e vendeve perëndimore. Megjithatë, ato literalisht po injorohen”, theksoi zëdhënësja. Sipas saj, këto vende injorojnë gjithashtu legjislacionin e tyre dhe inkurajojnë ambasadat ukrainase të kryejnë aktivitete të paligjshme në territorin e tyre.

Previous Story

Forcat Ajrore Ruse Sheshojnë Magazinat & Kampet e Ushtrisë së Ukrainës (video)

Next Story

FMN: Borxhi i Madh i SHBA-së Është Një Rrezik Serioz për Ekonominë Globale

Latest from Info