Dyshimet që Presidenti Trump shprehu rreth mençurisë dhe urtësisë së këshillave të Doktor Fauci-t, lidhur me Covid-19, nxorrën në pah një kor akuzash nga dyshuesit e zakonshëm duke e kritikuar atë se është “duke injoruar ekspertët”.
Megjithëse prespektivën e tyre nuk e dëgjoni dot në CNN, shkencëtarë dhe mjekë, mijëra në numër, janë përpjekur të na bëjnë me dije se, Covid-19 nuk është aq vdekjeprurës sa përcillet dhe trumpetohet nga Media, nga ana tjetër ngrehin shqetësimin real se, shëndeti publik kërcënohet seriozit nga lockdown-i, nga izolimi, nga mbyllja, nga karantinimi.
Për shembull, edhe pse Media e establishmentit dhe majtizmit nuk e ka bërë gjerësisht të njohur, 600 mjekë, të të gjitha specialiteteve dhe të të gjitha shteteve, firmosën një letër publike dërguar Presidentit Trump duke i përshkruar, jo Covid-19, por Lockdown-in si një “incident mbi masat”. Sapo letra u bë publike me mijëra mjekë të tjerë e firmosën atë dhe numri i mjekëve dhe shkencëtarëve që e kanë firmosur janë tashmë, në pak kohë, me mijëra. Letra ndër të tjera shkruan:
“Është e pamundur të mos vlerësosh dëmin afatshkurtër, afatmesëm apo afatgjatë, që i sjell shëndetit të njerëzve, izolimi, lockdown-i i vazhdueshëm. Humbja e vendit të punës është një prej ngjarjeve më stresante në jetën e njeriut dhe efekti në shëndetitn e tij nuk është i pakët, meqë kjo u ndodhi edhe 30 milionë njerëzve të tjerë. Përkundrazi!
Duke mbajtur shkollat dhe universitetet e mbyllura është i pakalkulueshëm dëmi mendor i shkaktuar tek fëmijët dhe tek të rinjtë adoleshentë dhe tek të maturuarit e disa dekadave më pas, që do ta mbartin këtë traumë. Miliona viktima të një mbyllje / lockdown-i të vazhdueshme do të fshihen në sytë e së jashtmes, si jo shumë të shqueshme, por në fakt pasojat mbi këta viktima do të kenë emër dhe do të quhen: alkoolizim, mungesë strehimi, tendencë për vetvrasje, infrakte të zemrës, goditje në tru, apo dëmtime të veshkave. Për moshat e reja pasojat do të jenë paqëndrueshmëria financiare, papunësia, depresioni, vartësia nga substancat narkotike, shtatëzanitë e paplanifikuara, varfëria dhe abuzimi.”
Mjekët thonë me se mbylljet, ilolimet, lockdown-et që kërkon Fauci nuk kanë lidhej me shkencën e mjekësisë, asfare, këto sugjerime të tij janë thjesht dhe vetëm lojë e keqe politike. Por këto pozicionime, këto opinione, këto mendime hasen me çensurën e Mediave, YouTube-it, Mediave Sociale dhe burimeve të tjera të informimit masiv.
Mospajtimi me Faucizmin është reagimi strikt i çdo mjeku dhe shkencëtari të vërtetë dhe të përgjegjshëm. Shkencëtarë të shquar të rrafshit teorik kanë deklaruar se fjalët e Fauci-t dhe këshillat e tij janë larg shkencës së mjekësisë, janë në fakt lloji më i keq i pseudoshkencës së medicinës.
John P. A. Ioannidis një profesor i medicinës në “Stanford University” dhe një tjetër profesor i epidemiologjisë dhe shëndetit publik folën për një fiasko të Fauci-t dhe theksuan se “teksa pandemia coronavirus vazhdon, ne marrim vendime pa u bazuar në të dhëna”. Gjithashtu Dr.Ioannidis i hodhi poshtë në mënyrë kategorike Fauci-t tezën e ekzagjeruar se Covid-19 është tejet i rrezikshëm, pasi numri i vdekjeve tregon se është edhe më i ulët se i një viroze të zakonshme.