60% e Qytetarëve të BE-së u Shkatërruan Psikologjikisht nga ‘Lockdown’-et – Ndalini Masat Kufizuese!

“Lockdown”-et për shkak të Covid-19 kanë sjellë jo vetëm një katastrofë të paimagjinueshme ekonomike, por edhe një katastrofë sociale, si dhe lodhje psikologjike në tërësinë e qytetarëve të vendeve të botës perëndimore dhe veçanërisht në Europë.

Këtë e pranon edhe vetë OBSH-ja që u bëri ftesë qeverive të Europës të përballen me lodhjen psikologjike të qytetarëve të tyre, përkundrejt pandemisë, të rishikojnë masat kufizuese lidhur me përhapjen e virusit, duke i dhënë kështu të drejtë Presidentit amerikan Donald Trump, i cili deklaroi me daljen e tij nga Spitali Ushtarak që “të mos lejojmë virusin të na mbizotërojë jetët tona”, duke nënkuptuar se jeta duhet të vazhdojë normalisht.

“Bazuar në të dhënat e një studimi zyrtar që u bë në vende të Bashkimit Europian vërejmë, pa habi, se lodhja psikologjike tek të anketuarit sa vjen dhe rritet (…) dhe vlerësohet se sot 60% e qytetarëve europianë janë të tejlodhur psikologjikisht”, përmendet në njoftimin e drejtorit për Europën të OBSH-së, i cili theksoi gjithashtu se qytetarët “kanë bërë sakrifica sublime” në këto 8 muaj pandemie.

“Kostoja e këtyre sakrificave ishte shumë e madhe dhe na shteruan të gjithëve, pavarësisht se bëmë të pamundurën për të qëndruar në këmbë. Në këto kushte është e thjeshtë dhe e natyrshme që çdokush të ndihet apatik dhe pa motiv”, ka shtuar në njoftimin e tij drejtori për Europën.

Për përballimin e “lodhjes”, institucionet do të duhet të dëgjojnë mendimin e publikut dhe të gjejnë në bashkëpinim me publikun zgjidhje për përballimin e pandemisë së covid-19, niveli i transmetimit të së cilit në Europë është i lartë. “Duhet t’u përgjigjemi nevojave të qytetarëve me masa të reja dhe inovatore. Le të jemi kreativë dhe të guximshëm për t’ja arritur”, shënoi drejtori për Europën i OBSH-së.

OBSH-ja përfshin në zonën e Europës 53 vende, mes tyre dhe Rusinë, mes të cilave janë regjistruar në total deri për momentin 6,2 milionëtë prekur me Covid-19 dhe afro 241.000 të vdekur.

Shumë të pakët duket të jenë ata që kuptuan apo që deshën të kuptonin rëndësinë shumë të madhe të simbolikës të sëmurjes të Presidentit Trump me coronavirus, të shërimit të tij të shpejtë dhe të mosshkëputjes së tij nga detyrat e presidentit, edhe pse ishte çuar në spital për arsye prolipsie dhe profilaksie.

Fitorja e Trump-it mbi virusin u jep tashmë një rëndësi të veçantë zgjedhjeve në Amerikë. Nëse i fiton këto zgjedhje, Trump-i do të fitojë edhe mbi Covid-19 dhe gjithçka lidhet me të.

Masat kufizuese, “lockdown”-et, shkatërrimi ekonomik, kufizimi social dhe jeta e gjithsecilit, supozohej se u bënë në emër të shëndetit publik. Por kjo tezë kufizimesh dhe katastrofash socio-ekonomike duket se tani më është rrënuar.

Vetë OBSH-ja bie dakord me opinionin e Presidentit Amerikan që u kërkon të gjithë banorëve të globit dhe jo vetëm popullit amerikan “të marrin jetën në duart e tyre”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Papa Orienton Politikat Globale Drejt KOMUNIZMIT - Kundër Pronës Private!

Next Story

Facebook Heq një Postim të Presidentit Trump, Mes të Cilit Ai Thotë se Gripi Sezonal Është më Vdekjeprurës se Covid!

Latest from Opinione