LuBa, Fytyra dhe Emri i PD-së – Të Gjithë të Tjerët të Zhdukur, ose në Hije! (video)

Kjo video është tabloja më e qartë për të kuptuar Partinë Demokratike.

Një prej gazetarëve më të mirë, më të aftë dhe më të mirëinformuar në Shqipëri, në një prej emisioneve të tij, kapet në vakum informativ, nuk e di se kush është Kryetar i PD-së Dega Tiranë. As unë nuk e di në fakt, shumica e njerëzve nuk e dinë.

PD-ja ka vite që personifikohet me një njeri, ai është LuBa. Dhe fatkeqësisht ka shumë që thonë pa drojë dhe pa e menduar mirë: “Nuk ka tjetër PD-ja veç Bashës. Hë kush tjetër është për kryetar? Ka ndonjë tjetër?” – Sigurisht që ka, por nuk i duhen Katovicës, o të verbër!

LuBa (Ljuba), apo kreu i saj, mes paaftësisë së tij të kalçifikuar për të qënë politikan, por mes aftësisë së pashoq për të asgjësuar këdo të aftë dhe të djathtë brenda Partisë Demokratike, që kur ajo iu la trashëgim politiko-kombëtar nga i emëruari i Ramiz Alisë, ka arritur të konsolidojë Katovicën.

1. Mori në dorëzim një parti “batalion” dhe e katandisi “çetë”.

2. Mes letargjisë politike dhe nga ana tjetër mes djallëzisë sorosiane, uzurpoi PD-në dhe filloi katharsisin e të gjithë të aftëve dhe të të djathtëve në rrënjë. Zhduku dhe shfarosi ata që gjeti, por edhe ata që vetë solli dhe tani në bashallëkun e tij, kanë mbetur disa “kartonë politikë”, ose disa “larva pushteti”, pushtet që mezi e presin dhe që e kanë bërë qëllim në vetvete.

Të djathtët, të përndjekurit, pronarët, intelektualët, antikonformistët, rebelët, të gjithë i zhduku LuBa. E vdiq një parti që pas 2013-ës mund të bëhej parti politike, realisht e djathtë, pa komunistë dhe pa sigurimsa në radhët e saj. Këta të fundit nuk i “katharisi” LuBa, përkundrazi i ka në krah.

3. Nuk foli kurrë për pronat dhe kthimin e tyre, për pronarët, për burgjet dhe për dëmshpërblimet. Nuk foli kurrë për kapitalin dhe ekonominë e mirëfilltë të tregut, nuk foli kurrë për sipërmarësin e madh që krijon me qindra dhe mijëra vende pune, nuk foli kurrë për strategji të qarta kapitaliste në politikat ekonomike, por edhe as edhe për politika të djathta sociale dhe kombëtare. Këto politika të djathta i varrosi thellë në këto 8 vite opozite, një opozitë në gjendje narkoze, me spazma tek-tuk për të mashtruar turmat militante, që mezi presin pak pushtet, për një rrogë në shtet.

4. LuBa e shkriu opozitën, e nxorri edhe nga parlamenti, nuk mori pjesë as në zgjedhje dhe kështu instaloi pushtetin e pasardhësve të PPSH-së. Dhe gjithçka e ka bërë me koshiencë dhe në dijeni të plotë, duke ditur me ekzaktësi nanometrike se ku po shkonte.

Fakti dhe faktori LuBa mbajnë në fronin kryeministror Ramën. Kush ka ende dyshime, ka zgjedhje pas pak javë a muaj, për t’u bindur.

LuBa nuk përfaqëson ndonjë shterë klasore të djathtë në Shqipëri.

LuBa përfaqëson të majtën sorosiane dhe është zbatues i etapave të fundit të Katovicës.

Aktiviteti politik dhe vendimet e kreut të Partisë Demokratike janë dhe duhet të konsideron prej çdo nënshtetasi shqiptar, krim politik dhe kombëtar.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Shtëpia e Bardhë e Gatshme "të Varrosë" Hillary Clinton-in - Μ. Pompeo: "Do të Publikojmë E-mail-et e Saj!"

Next Story

Mendja që Lutet, Kërkon të Bashkohet me Zemrën!

Latest from Opinione