Kush e zbuloi zeron?

Pse helenët e injoronin ekzistencën e zeros?

As romakët dhe as helenët e antikitetit nuk e përdornin zeron, sepse nuk i shkonte përshtat filozofisë së tyre, por ekzistonte në astronomi nocioni i boshllëkut, që i përafrohej mjaft nocionit zero.

Atje ku gjeti terren të përshtatshëm dhe ku u shfaq për herë të parë në një ekuacion matematikor, ishte India, në vitin 876 para Krishtit.

Është hera e parë që përdorej si numër dhe jo si nocion filozofik.

Tani na duket diçka e thjeshtë, fakti që ekziston zeroja, por nuk ka qënë gjithmonë kështu. Në fakt zeroja nuk ekzistonte, derisa Sumerët e involvuan në veprimet e tyre matematikore, sigurisht me një përmbajtje kuptimore dhe konceptuale jo të plotë, ose të cunguar.

Interesimi për zeron, këtë rrethor të asgjësë, këtë portë të errët drejt së panjohurës, “këtë O-në pa fytyrë” siç e quante Shekspiri, vazhdon me të njëjtin ritëm, thjesht në periudha të ndryshme, shfaqet me mënyra të ndryshme.

Nocioni i zeros ka sjellë polemika filozofike dhe ka ngritur shumë pikëpyetje, pasi si nocion lidhet me asgjënë, por nuk identifikohet me të, pasi si numur ka substancë, është diçka, në antitezë me asgjënë pedante.

#zero

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Barazia Gjinore 50|50, atentat kualitetit me plumb kuantiteti!

Next Story

Soros sulmon Salvinin: "Ai do që ta nxjerrë Italinë nga BE-ja"

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe