Qindra Qipriotë Thyen Trarin e Kufirit Turko-Qipriot me Thirrjet “Qiproja Është Greke” – Marshe Otomane Dëgjoheshin në Sfond (video)!

Qindra qipriotë u grumbulluan tek trari i Dherinias duke kërkuar që qyteti Varosia të mos i përkasë më Qipros së pushtuar, një kërkesë që nënkupton ‘de facto’ aneksim të qytetit nga pseudoshteti turkoqipriot.

Afro 200 qipriotë, kryesisht të rinj u grumbulluan tek trari që ndan dy shtetet, arritën të thyejnë gardhin e hekurave që ishte vendosur në zonën “e vdekur” dhe mbërritën përpara kabinave të së ashtuquajturës “polici” e pseudoshtetit.

Duke mbajtur flamurin grek në duar dhe duke thirrur sllogane, mes tyre “Qiproja është Greke”, “Turq, mongolë, vrasës”, u gjendën në zonën e Dherinias që mbahet nga turqit, ku dhe ndezën pishtarë dhe fishekzjarrë.

Sipas burimeve të policisë, gjakrat u ndezën kur një përfaqësi e protestuesve, e përbërë prej 4 vetësh, kërkoi t’i dorëzonte një notë proteste me shkrim, përfaqësisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në atë kohë, kur kërkuan të takohen me përfaqësinë, ndërhyri policia e pseudoshtetit, me pretekstin që të shmangej ndonjë rrëmujë apo përplasje e mëtejshme.

Sipas media-s “alphanews”, protesta ka mbaruar dhe qipriotët u larguan nga zona “e vdekur”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Virusmaker Bill Gates Godet Medikamentet me të Cilat u Trajtua Trump: Nuk Funksionojnë për të Gjithë!

Next Story

Skualifikim me "Zgjedhje" në PD, por Askush i Zgjedhur - "Të Mbeturit" do të Emërohen Kandidatë!

Latest from Info