Turqia dhe Greqia Drejt Luftës – Gazetari i Famshëm Grek Giorgos Tragkas Shpërthen në Emisionin e tij Radiofonik!

Mesazh Ankarasë i dërgoi sot gazetari i famshëm grek Giorgos Tragkas, i cili pasi e di mirë se emisionet e tij ndiqen nga qeveria turke, deklaroi nga frekuenca radiofonike se “do të derdhen tonelata gjaku” nëse do t’i çojnë gjërat në përplasje të armatosur dhe do ta paguajnë shtrenjtë.

Gazetari thotë se grekët do i luftojnë kudo turqit, deri në arritjen e fitores.

“Do i luftojmë ngado, nga ajri, nga deti dhe nga toka, nga çdo fshat dhe qytet, ngado, si dhe nuk do të ndalemi së luftuari derisa të ikin përfundimisht edhe nga shkëmbi i fundit, edhe nga vala e fundit e detit që na përket e që caktohet në traktatin e Lozanës.

Të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk jemi të përçarë dhe as të frikësuar. Nuk na frikëson një grip virusal, aq më pak një Covid-19.

Do ta kuptojnë, sepse janë fashistë dhe kurrë nuk do të shikojnë më ndonjë perandori tjetër otomane. Kini besim tek potenca e kombit, mos u besoni gjermanofilëve dhe veçanërisht vetë gjermanëve.”

***

Gazetari i mirënjohur Tragkas thotë:

“Përgatituni për luftë ose për një humbje të dhimshme poshtëruese kombëtare! Mos u besoni gjermanëve! Mos besoni se europianët do të ndalin vuliminë turke!

‘Ujqërit Gri’ duan të gllabërojnë gjysmën e Egjeut. Duan të shuajnë urinë e tyre duke gëlltitur ishuj grekë, pjesë të Thrakës Lindore dhe natyrisht edhe pjesë nga Qipro.

Duan të shfrytëzojnë periudhën e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë dhe vakumin e kontrollit ndërkombëtar nga ana e superfuqisë, për shkak të zgjedhjeve. Nuk përjashtohet mundësia që në periudhën kohore 90-ditore në vazhdim, ikën apo mbetet Trump-i, që shumë e mundshme të mbetet president, Turqia do të nxisë episod të nxehtë ushtarak, për ta detyruar Athinën që të ulet në tryezë duke pranuar për të diskutuar çdo pretendim dhe kërkesë të Turqisë.

Përgatituni për luftë! Gjermania mbështet Erdoganin, pavarësisht ecejakeve të Ministrit të Jashtëm gjerman dhe lagavitjeve të zonjës Merkel për “Sulltanin” e paparashikueshëm që trondit qetësinë e presidencës së saj në Bashkimin Europian.

Erdogani do të godasë në të gjithë gjatësinë e vijës kufitare të helenizmit, ndaj dhe në Athinë duhet të ekzistojë udhëheqje serioze politike, gjakftohtësi në përballje me kundërshtarin, solidaritet dhe stimul kombëtar, por kryesisht mençuri.

Një pjesë e madhe e popullit tonë janë në gjendje shumë të keqe. Virusi dhe masat ekstreme kufizuese kanë ndryshuar dhe kanë përkeqësuar jetën dhe jetesën e shumicës së grekëve.

Papunësia ka kapluar vendin, ndërsa kanalet televizive të mirëpaguara nga qeveria shmangin reportazhet dhe kronikat nga zonat që u dëmtuan nga furtuna dhe stuhia e fundit, apo edhe nga ata njerëz që vuajnë nga masat e rrepta kufizuese, që lidhen me pandeminë Covid-19.

Nëse qeveria nuk rilëviz ekonominë dhe nuk pranon se duhet të mësohemi të jetojmë me virusin, padyshim që ekonomia do të bëhet copë e çikë. Përsa kohë kryeministri u bindet urdhërave të Berlinit, aq më shumë vendi i afrohet katastrofës kombëtare. Fregata turke hyri në ujërat detare greke dhe nuk përjashtohet më, një përplasje ushtarake.

Kemi kohë që paralajmërojmë kryeministrin filogjerman se po shkojmë drejt një humbjeje të thellë kombëtare dhe drejt një poshtërimi të pashoq. Disa besojnë se frika nga Covid-19 dhe dënimi shumë i ashpër i drejtuesve të partisë së ekstremit të djathtë “Agimi i Artë”, janë një kuintë që do të fshehë kompromiset nacionale, humbjen kombëtare dhe poshtërimin gjatë ditëve të pushtetit të Kyriakos Mitsotakis.

Mos prisni që përkrah nesh të luftojnë gjermanët, hollandezët dhe europianët që i sugjerojnë Turqisë të rivijë në normalitet sjelljeje dhe të respektojë të Drejtën Ndërkombëtare.

Të shpërblyerit me paga të majme “Mandarinat” e Brukselit e dinë që “shqiponja gjermane” ka marrëdhënie diakronike me “Ujqërit” e Ankarasë. Është po aq armiqësore ndaj Greqisë dhe e ka vërtetuar mes shumë luftrash. Kuadrot e Brukselit kufizohen në kuadrin e udhëzimeve gjermane, duke dhënë vetëm ndonjë sugjerim dhe disa paralajmërime për sanksione të mundshme.

Asnjë sanksion europian nuk do ta ndalë Erdoganin dhe Ankaranë nga planet e tyre për ekspansion. Është idiotësi të besosh se Turqia do t’u frikësohet sanksioneve ekonomike të Brukselit, teksa ka shkelur në shumë vende të botës interesat e Francës, Italisë dhe anëtarëve të tjerë të BE-së.

Siç edhe infomohem, normaliteti po kthehet në të gjitha qytetet e Amerikës. Nëse rizgjidhet Trump-i, gjëja më e mundshme, në të njëjtën ditë marrin fund të gjitha lockdown-et dhe të gjitha masat kufizuese për virusin kalojnë në një nivel dytësor në të gjithë botën.

Këtu në Greqi duhet të kuptojnë kryeministri dhe qeveria e tij se zhytja e ekonomisë në krizë do të sjellë pashmangshmërisht detyrime të mëdha në çështje kombëtare.

Me frikën që mbizotëron nga një grip dhe me mesazhet e panikut që kalojnë në popull kanalet e propagandës dhe epidemiologë, nuk mund të ketë një front kombëtar apo laik kompakt përballë një kërcënimi të jashtëm. Është gabim historik, politik të shpërndash tmerr dhe panik në vend, ndërkohë që turqit provokojnë përgjatë kufirit helenik dhe cënojnë të drejta kombëtare dhe sovrane.

I gjithë populli duhet të jetë në unitet dhe shumë solidar, nga ana tjetër politika qeveritare nuk duhet të çajë apo përçajë frontin nacional.

Përgjegjësi analoge ka edhe opozita, zotërinjtë gazetarë, por edhe epidemiologët aktorë duhet të mbajnë përgjegjësinë e tyre. Është tradhëti kombëtare të shkatërrosh ekonominë kombëtare dhe për rrjedhojë edhe mbrojtjen kombëtare të vendit. Është turp që teksa jemi në prag lufte, të ujitësh shpirtrat e njerëzve me frikë të vazhdueshme në përballje me një grip, ndërkohë që rrezikon pacënueshmëria e vendit dhe racës.

Kryeministri i sotëm është i papranueshëm dhe i rrezikshëm dhe anëtarët e qeverisë po aq, teksa nuk po i ndalin “aktorët” mjekë të cilët në vend që të kurojnë të sëmurët, ngrysen dhe gdhihen në dritaret televizive.

Janë gjithashtu të papranueshëm edhe gazetarët që nuk informojnë publikun për vuajtjet e mijëta bashkëqytetarëve, duke shfaqur idiotësisht rrezikshmërinë e virusit, ndërkohë që fregata turke së bashku me anije luftarake lundrojnë në ujëra greke në Kastelorizo. Është gjithastu paraloge të rijetojmë nëpër televizione veprimtarinë e partisë “Agimi i Artë” dhe të mos shohim se çfarë ndodh në Karditsa, Kefalonia, në Itakë apo në zona të tjera që u prekën nga fenomenet e natyrës para pak ditësh.

Lufta është këtu! Atdheu kërcënohet direkt, ndërsa në karrigen kryeministrore, që të themi atë që është, gjendet një kryeministër që u përgjërohet gjermanëve, domethënë aleatëve të Turqisë, që ta ndihmojnë.

Një kryeministër që nuk ka aftësi të mjaftueshme mendore për të kuptuar se nuk është koha për të ngarë një makinë ‘Tesla’, as për të vizituar muzeume private të artit afrikan.

Nuk është koha për kobashë politikë dhe për mesjetë politike. Vërtetohet tashmë mes veprash se kryeministri i drejtuar tërësisht nga të tjerë, pranoi nënshkrimin e marrëveshjes turko-libaneze, vonoi marrëveshjen për Zonat Ekskluzive Ekonomike me Qipron dhe Egjiptin, duke arritur në situatën e sotme. Siç ndodhi edhe në të shkuarën me të pamençurit e Athinës, kryeministri u beson gjermanëve të cilët i thonë se turqit do të pranojnë të diskutojnë për përcaktimin e kufirit detar, ndërkohë që Erdogani dhe ata rreth tij, po kërkojnë me këmbëngulje ndryshimin e Traktatit të Lozanës, duke mbështetur idenë se pjesa dërmuese e banorëve në Dodekanisa dhe në Kretë nuk janë helenë.

Të dorëzuarit e Athinës, gjermanofilët, harku i famshëm europian që punoi fatkeqësisht këto dhjetë vitet e fundit për interesat e Berlinit dhe elitave të Athinës, po e çojnë vendin në gjymtim kombëtar, duke frikësuar popullin me një virus që e shfaqin si përbindësh, apo duke e shfryrë vëmendjen e popullit duke i shfaqur papushim zhdukjen e një partie të ekstremit të djathtë.

Në prag lufte apo poshtërimi apo humbjeje të madhe kombëtare, partitë politike merren mes tyre dhe tregojnë se cila prej tyre kishte më shumë kontakte dhe marrëdhënie me partinë e ekstremit të dhjathtë dhe me agimartët.

Nea Demokratia akuzon SYRIZA-n se ndryshoi Kodin Penal që drejtuesit e “Agimit të Artë” të binin sa më butë gjatë gjykimit. SYRIZA me rradhën e saj akuzon Nea Demokratia se nuk solli në parlament për votim ligjin antiracizëm.

Të gjithë kishin zhytur duart në ujërat e marrëveshjeve tradhëtare të borxhit artificial grek. Të gjithë e dinin që do u rrinte mirë shfaqja e gogolit “Agim i Artë”, për t’i treguar popullit që partitë funksionojnë demokratikisht dhe që janë ende të shëndetshme, megjithëse ne jetojmë në një Republikë të uzurpuar.

2 Comments

  1. I like the helpful information you provide in your articles.
    I will bookmark your weblog and check again here frequently.
    I’m quite certain I will learn many new stuff right here!
    Good luck for the next!

Lini një Përgjigje te Pellumb Vorpsi Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Skualifikim me "Zgjedhje" në PD, por Askush i Zgjedhur - "Të Mbeturit" do të Emërohen Kandidatë!

Next Story

Florida: Paradë Makinash Pro Trump - 30.000 Makina & në Sfond "Trump Song"!

Latest from Info