Orë Kritike në Egje – Forcat e Armatosura Greke në Gadishmëri të Plotë!

Në zonën e 12 miljeve detare, në rrjetin e Megistis, po lëviz anija kërkimore turke Oruc Reis, e shoqëruar nga 6 fregata ushtarake turke.

Πέρασε και τη ζώνη των 12ν.μ. το Oruc Reis: Βρίσκεται στα 11,5 μίλια από τη νήσο Στρογγύλη και συνεχίζει

Sipas të dhënave të ‘marinetraffic’ anija kërkimore ka hyrë në zonën e 12 miljeve detare nga ishulli Stoggyli, konkretisht ndodhet 11.6 milje nga ishulli dhe 13.6 milje nga ishulli Kastelorizo dhe po vazhdon të lundrojë drejt perëndimit, domethënë drejt territorit grek detar në kahun e kontinentit, në ujërat e të cilit edhe ndodhet tashmë.

Kjo lëvizje nga Turqia, fakti pra që anija kërkimore po lundron në territor grek, do të thotë që Turqia shkeli të drejtën e Greqisë për t’u shtrirë me 12 milje në hapësirën detare dhe jo vetëm kaq, por tregon se këtë territor nuk e njeh si territor grek, por si territor të sajën.

Turqia, jo vetëm që nuk njeh asnjë të drejtë të Greqisë në territoret ujore, por gjendet në ujërat e saj detare dhe po lundron drejt perëndimit, me qëllim që të shkaktojë një “casus belli”, sipas mendimit të profesionistëve dhe ushtarakëve të lartë që drejtojnë Ministrinë Greke të Mbrojtjes.

Situta tashmë në Egje duket të jetë alarmante, Forcat e Armatosura Greke janë në gadishmëri të plotë, por mbetet e panjohur ende forma sesi mund të reagojë presidenti Erdogan.

Sot, Erdogan nuk po dëgjon asnjë shtet aleat, as Gjermaninë e Kancelares Merkel, e cila edhe pse i kërkoi zyrtarisht të tërhiqej, ai nuk e përfilli këtë kërkesë dhe po lundron i paepur drejt territoresh greke, duke i cënuar hapur dhe në formë imponuese sovranitetin shtetit fqinj, Greqisë.

Kurse dy anije luftarake të ndërhyrjes dhe sulmit të shpejtë kanë ankoruar në portin e Çesme, një lëvizje e pahasur më parë. Mesa duket, nëse presidenti Erdogan do të japë urdhër për sulm dhe futje në thellësi të territorit detar grek, këto anije luftarake janë të shpejta dhe do të mund të suportojnë sulmin e menjëhershëm, përkrah fregatave që shoqërojnë në det të hapur anijen kërkimore Oruc Reis.

Duket se lufta do të jetë e pashmangshme. Por askush nuk e di kur do të fillojë, ku do të përqëndrohet dhe sa do të zgjasë.

Si për të vërtetuar përplasjen ushtarake, sot, qeveria greke, mes Ministrit të saj të Mbrojtjes ka nxjerrë vendim për shtimin e afatit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, për të gjithë meshkujt mbi 18 vjeç.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ti që Vë Maskën, Hesht & Bindesh, Je i Rrezikshëm për Botën!

Next Story

Tragjike Parashikimet e Bankës Botërore për Ekonominë!

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,