U Nda nga Jeta i Madhi “007” – Sean Connery Largohet në Moshën 90-vjeçare.

Trishtim për të gjithë botën e artit dhe kulturës botërore ka dhënë lajmi i largimit nga jeta të aktorit të famshëm Sean Connery.

Sean Connery u largua nga jeta në moshën 90-vjeçare.

Sir Tomas Sean Connery lindi më 25 gusht 1930 në Skoci.

Është një prej aktorëve dhe producentëve më të vlerësuar të kinematografisë botërore. Është gjerësisht i njohur si i pari aktor zyrtar i cili luajti rolin e James Bond.
Protagonist i 7 serialeve të filmit “James Bond”.

Mban shumë çmime dhe tituj nderi, mes tyre Oscar nga Akademia Amerikane e Artit Kinematografik, Sferën e Artë dhe BAFTA. Në viti 1987 fitoi Oscar të Rolit të 2të Mashkull, në filmin “The Untouchables”.

Në korrik 2020 u cilësua dhe mori krizmën e kalorësit nga Mbretëresha Elisabeta e II.

Sean Connery, shitësi i qumështit që pushtoi botën.

Lindi në Fountainbridge të Eginburgh-ut. Është djali i Euphemia-s apo “Effie” McBain (mbiemri i vajzërisë McLean), një pastruese dhe i Joseph Connery, një punëtori të një fabrike dhe shofer kamioni.

Babai i tij ishte një katolik me origjinë irlandezo-skoceze, ndërsa nëna e tij ishte një protestante skoceze. Ai vetë thotë se e thërrisnin Shon, shumë kohë përpara se të bëhej aktor.

Profesioni i tij i parë ka qënë shitës qumështi në Edinburgh. Më pas shkoi në Marinën Mbretërore, por u largua për shkak të disa problemeve shëndetësore dhe iu kthye punës së tij të hershme, por më pas bëri edhe punë të tjera si, shofer autobuzi, punëtor fabrike, model për Shkollën e Arteve të Bukura në Edinburgh, lustrues arkivolësh dhe body builder.

Kjo është jeta! E bukur në çmendurinë, vështirësitë dhe paparashikueshmërinë e saj!
 

1 Comment

Lini një Përgjigje te Linwood Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Bernie Sanders Deklaron: "Jam Antifa!"

Next Story

Maska në Gojën e Bashës dhe Urimi i Padhënë për Presidentin Trump!

Latest from Info