Kandidati i të vdekurve, leftisti Biden, duket të mos ndihet askund. Ai e di më mirë se të gjithë se ç’lojë po luan ai dhe ata që e kandiduan, si dhe për shkak të moshës, duket se do ua lërë lojën e rrezikshme në mes të majtëve demokratë të Amerikës. Presioni që po ushtrohet mbi të tashmë, lidhur me manipulimin e votimeve, është i papërballueshëm prej tij, por duket të jetë një presion që po ngjall frikë dhe stepje për gjithë kastën e majtistëve, që Biden-in e kishin një ‘lolo’ kandidat, sepse në thelb do të qeverisnin ata.
Në Michigan me dhjetra mijë të vdekur, u ngritën nga varri dhe votuan majtas. Duket të jenë vota nga Ferri, sepse ata të zgjedhurit e Perëndisë qëndrojnë në të djathtë të tij, siç thonë edhe Librat e Shenjtë.
Nuk ka asnjë dyshim që demonët mbi Tokë, do të thërrisnin të madh e të vogël, nga Dheu dhe Ferri për të manipuluar zgjedhjet. Për diabolët, qëllimi shkatërrues, justifikon mjetin asgjësues dhe përpara qëllimit gjithçka është e shumëzuar me zero.
Në Pennsylvania dhe Georgia gjithashtu, të vdekur që prej shekullit të 19-të ishin çuar nga varri për të votuar. Por, si për të mos tromaksur popullin, u treguan të vetpërmbajtur dhe nuk shkuan të votonin në qendrat e votimit, por e dërguan votën e tyre me postë. Një akt ky, prej të vdekurve votues, që duhet vlerësuar, teksa u kujdesën për shëndetin mendor të njerëzve, por edhe për të mos prishur rendin dhe qetësinë publike, në ditën e shënuar të zgjedhjeve, me shfaqjen e tyre makabre. Në fakt, nuk u fanepsën që të dukeshin, por që të vepronin dhe të strukeshin.
***
Të vdekurit mesa duket forcë e madhe kudo në botë, por edhe në vendin tonë. Padyshim, qytetet e qeta, qimitiret dua të them, janë shumëfish në numër krahasuar numrin e të gjallëve, e për rrjedhojë mund të sjellin çdo rezultat në favor të tyre.
Të majtët dhe të vdekurit më në fund u bënë një, të vetëm dhe të pandarë. Ishte koha mesa duket.
Ajo që ndriçoi këtë fenomen fantazmagorik të ngjalljes së të vdekurve, ishte që të tjerë të vdekur për së gjalli nga Europa kryesisht, uronin nxehtësisht, si flaka e Ferrit, të përzgjedhurin e të vdekurve.
Ndër ta edhe disa shqiptarë: Lulzim Basha, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta!
I përjetëshëm kujtimi!
Rrofshim, i kujtofshim ata dhe bëmat e tyre me jetët tona, mësofshim dhe më mos e pësofshim!
Vërtet për tu habitur. Të vdekurit, votojnë vetëm në Republikën e Kosovës!, dhe për SHBA nuk ma do mendja që mundet me ndodh një gjë e tillë. Ktu tek ne në Kosovë, shumë votojnë të vdekurit, kur të vjen koha e zgjedhjeve. Për SHBA-në, nuk kemi qka flasim, super fuqi botërore, si Politike, Ushtarake, Ekonomike, Industriale, Teknologjike, Financiare, Tregtare etj.