Presidenti Donald Trump njoftoi mbrëmjen e së martës shkarkimin nga detyra të zyrtarit të lartë të Sigurisë Kibernetike, Christopher Krebs.
Trump kritikoi Krebs për ‘rrëzimin’ e një faqeje ‘web’ që demaskonte dezinformimin, lidhur me zgjedhjet dhe që pretendonte se në proçesin zgjedhor “kishte patur mashtrime dhe manipulime masive”.
“Qëndrimi i fundit i Chris Krebs mbi sigurinë e Zgjedhjeve 2020 ishte tmerësisht i pasaktë”, shkroi Trump në një ‘tweet’ të tij. “Ka mashtrim dhe manipulim masiv – duke përfshirë edhe votë njerëzish të vdekur, Vëzhguesit e Zgjedhjeve nuk u lejuan të qëndronin në Qendrat e Numërimit, pati “mosfunksionim” të makinerive të votimit, të cilat ndryshuan votat dhe i kaluan nga Trump tek Biden, pati votime pas mbylljes së kutive dhe shumë të tjera parregullsi”, tha Trump. “Gjithësesi, efektivisht dhe në mënyrë imediate Chris Krebs është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Sigurisë Kibernetike dhe Agjensisë së Infrastrukturës së Sigurisë”, shton Trump.