Ditën e mërkurë, më 6 janar 2021, 11 senatorë republikanë do të sfidojnë dhe nuk do të pranojnë në Kongres rezultatet e Kolegjit Elektoral.
Pavarësisht se Media në duart e padronëve globalistë trumpeton dhe propagandon faktin e rremë se Trump nuk e ka mbështetjen e republikanëve, kjo nuk ka lidhje me realitetin. Guximi dhe kurajo politike e këtyre senatorëve dhe e shumë të tjerëve, që do të kundërshtojnë dhe nuk do të njohin rezultatet e Kolegjit Elektoral, do të mbetet e shkruar në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të jetë qëndrim fondamental në ndalimin e fronëzimit të një Presidenti me vota të vjedhura.
Senatorët kanë publikuar një qëndrim të përbashkët dhe të pandryshueshëm, solid dhe këmbëngulës për të mbrojtur Amerikën, Republikën, Demokracinë dhe Kushtetutën: “Amerika është një Republikë udhëheqësit e së cilës dalin nga zgjedhje demokratike. Zgjedhjet duhet të shkojnë konform Kushtetutës, ligjit të shtetit dhe ligjit federal”.
Parregullsitë, vjedhtet dhe manipulimi i evidentuar dhe i faktuar i votës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, fenomene të pahasuara, apo të pakonstatuara ndonjëherë në historinë e Amerikës, nuk do të mund të lejohen të vendosin humbësin në fronin e fituesit. Kurrsesi!
Edhe pse Gjykatat e Shteteve, apo edhe Gjykata Supreme kanë mbyllur sytë dhe nuk kanë dashur të dëgjojnë, shikojnë dhe pranojnë faktet kokëforta që tregojnë manipulimin e votës, kjo nuk mund të ndalë ligjvënësit dhe popullin amerikan që ta kërkojnë të vërtetën dhe ta mbështesin atë me të gjitha format.
Senatorët gjithashtu do të kërkojnë ngritjen e një Komisioni që do të hetojë edhe vetë Kolegjin Zgjedhor dhe rezultatet që do të sjellë në Kongres, më 6 janar 2021, për të ndaluar çertifikimin e rezultateve të tij, nëse do të lindë nevoja.
…
Nëse zv.presidenti Pence do të vednosë që votimin në kongres ta kryejë me elektronikë, gjë që Kushetuta nuk e ka përcaktuar në mënyrë eksplicite dhe mund ta aplikojë, nëse e gjykon, atëherë ndokush do të hamendonte: mos ndoshta republikanët duhet të përdorin një sistem kompjuterik votimi si Dominion dhe rezultati të dalë pro Trump?
Do ja vlente një përgjigje me të njëjtën monedhë, për disa.
Por në fakt e vërteta nuk lufton me armën e mashtruesit, që dikur është përpjekur ta vrasë. E vërteta mbyt dhe asfikson, kur e mbartin politikanë kurajozë dhe një popull i destinuar për të qënë i lirë, siç është populli amerikan.
Ditë e madhe 6 janari 2021!
Në fushëbetejë të mërkurë zbresin politikanë republikanë të përkushtuar, të devotshëm dhe kurajozë. Kurse jashtë në sheshe dhe rrugë do të jetë populli amerikan, miliona njerëz, që nuk do të lënë mashtrimin dhe manipulimin t’i drejtojë, as tjetëruesit e vullnetit të tyre politik të marrin pushtetin.
We, the People!
Uroj të ndodhë
Uroj që e vërteta të trimfoj
Uroj që Amerika të vazhdoj të jet shëmbulli i vërtet i votës lirë i demokracisë reale.
Uroj që shtëpia e bardhë të mos bëhet pis nga maskarade e Bides kineze dhe Sorrave globale,
I truly appreciate this article.Much thanks again. Great.