Presidenti Hero & Presidenti Zero – Patriotët & Hajdutët, Dy Fytyrat e Amerikës!

Dembelizmi lindi varfërinë. Varfëria solli urinë. Uria shtoi oreksin. Oreksi lindi paligjshmërinë. Paligjshmëria krijoi hajdutërinë. Hajdutëria lindi politikanin. Kjo është edhe origjina e bishës në fjalë.

Kjo është origjina e globalistëve dhe leftistëve amerikanë të konstilacionit diabolik, që vodhën dhunshëm pushtetin nga patriotët me vlera.

Amerika, që për fondament etërit i dhanë dhe i lanë trashëgim Kushtetutë të patundshme, liri fjale, treg dhe ekonomi të lirë, sistem të konsoliduar qeverisës, u kthye në “katundin” globalist të manipulimit të votës dhe vjedhjes së pushtetit.

Amerika e bekuar në vitin 2016 dhe populli i mençur amerikan, votuan Trump. Askush nuk e priste, askush nuk e pandehte, askush nuk e besonte se populli i mençur dhe nuhatës amerikan do të bënte zgjedhjen e duhur, të personit që tundi, tronditi dhe filloi të godiste në vertebër sistemin e korruptuar qeverisës, sistemin diabolik dhe imoral administrativo-ekzekutiv, sistemin e hajdutëve në legjislativ, sistemin e të pafeve dhe satanistëve në pushtet, sistemin e drejtësisë së politizuar dhe të kapur pas fyti, sistemin e internacionales së re, apo globalizmit, sistemin e atyre pak oligarkëve leftistë amerikanë që shkonin të paepur drejt implementimit të strategjisë së shbërjes së kombeve dhe tjetërsimit të racave, duke patur qëllim fundor, qeverinë globale, rendin e ri botëror dhe pakësimin me çdo kusht të popullsisë.

Populli amerikan në vitin 2016 votoi kundër Globalizmit, Korrupsionit, Imoralitetit, Satanizmit, Hollywood-it, konstilacionit anti-human dhe anti-amerikan, që sytë prej dy dekadash i kishte drejtuar nga Kina, atë konstilacion që nuk nguronte të krijonte ISIS dhe forca të errëta destabilizuese në botë, atë konstilacion hipokrit, që teksa fliste për të drejta njeriu, njeriun e kishte dhe e ka thjesht dhe vetëm një shifër, një statistikë në tabelat e përllogaritjeve globale.

Populli amerikan, më shumë se vital dhe i mençur zgjodhi një President, që nuk e kishte origjinën nga varfëria, uria, hajdutëria, nga politika pra. Dhe bëri zgjidhjen e duhur, atë zgjedhje që u vërtetua se ishte më e mira në 4 vite qeverisjeje. Zgjodhi një President që uli taksat, që minimizoi emigracionin e paligjshëm, që uli papunësinë, që hapi miliona vende të reja pune, që po reformonte sistemin e kalbur të drejtësisë, që po i kthente amerikanët drejt vlerave dhe moralit social, që po i unifikonte dhe po i sillte më pranë shtresat klasore dhe racore, duke i afruar ato drejt një qëllimi madhor “Amerika e Para”, një president që amerikanët po i bënte krenarë për atë që ishin, një president që po forconte maksimalisht ekonominë dhe financat, presidenti i vetëm që i mori konstilacionit satanik globalist dhe oligarkëve bankierë Rezervat Federale, presidenti i parë amerikan i pas Luftës së II Botërore që nuk bëri asnjë luftë, por që riatdhesoi me mijëra ushtarë amerikanë të lënë dhe të harruar në cepa të botës, ku leftistët bënin luftëra të rreme dhe shtonin të ardhurat nga industria e armëve. Trump ishte presidenti që amerikanin e pa si qëllimin e tij qeverisës, që mirëqënien e çdo amerikani e vendosi primare në politikat e tij qeverisëse, që përballë Kinës dhe oligarkëve që e vjedhin popullin amerikan për shumë e shumë dekada, vendosi amerikanët, popullin e tij të parin.

Në vitin 2020, Presidenti Trump merr 13 milionë vota më shumë se në vitin 2016. Nga i njëjti popull i mençur, të cilit iu bashkëngjitën edhe 13 milionë amerikanë të tjerë, për kauzën e madhe patriotike #MAGA, “Ta Bëjmë Amerikën Sërish të Madhe”.

Konstilacioni diabolik dhe satanët globalisto-majtistë iu kthyhen origjinës, hajdutërisë pra dhe së paligjshmes. Një hajdutërie për të cilën Presidenti Trump ka 16 muaj që flet dhe shprehet publikisht, një hajdutëri të cilën ja kishte bërë me dije popullit të tij dhe gjithë botës, dhe si për profeci, të majtët diabolikë bënë që fjala e tij të jetë sot mëse e vërtetë, më shumë se profetike, faktike.

4 nëntor 2020, orët e para pas mesnate, shkëputja me shifra në votë e Presidentit Trump, përballë hajdutit, pjellë e varfërisë dhe paligjshmërisë Biden, ishte e tillë sa që statistikisht nuk mund të përmbysej, kurrë! Do të ishte më e thjeshtë, apo statistikisht më e mundur që t’i binte 5 herë rrufeja në kokë një nejriu në lëvizje, sesa të përmbyseshin shifrat e asaj pasmesnate pro Trump-it.

Por në kohë satanike dhe globaliste, gjithçka ndodh, edhe atje ku etërit kanë lënë për trashëgim shtet dhe kushtetutë solide. Vota u vodh, të vdekur nga varri votuan Biden, emra jashtë regjistrave themeltarë të gjendejve civile votuan Biden, emigrantë pa nënshtetësi amerikane votuan Biden, një person votonte në disa qëndra, sërish për Biden, makineritë numëronin vetëm vota për Biden, dritaret e qendrave të votimit mbylleshin dhe izoloheshin me kompesata si të ishin xhandërmari që të vidheshin vota pro Biden, fletë votimi pro Trump flakeshin në koshat e plehrave, digjeshin, asgjësoheshin, kuti me fletë votimi pa vulë dhe firmë futeshin në qendra votimi dhe mbanin “shenjën” përbri emrit Biden. Votime që të bindnin për ballkanizim, apo komunistizim të Amerikës.

Mes një të shëndetshmi dhe patrioti vital nga njëra anë dhe një dementi me probleme të theksuara mendore, thuajse të paaftë mendërisht, që nuk e dinte në ç’vit jetonte, që për kandidat kundërshtar mendonte se kishte Bushin, që gruan dhe kunatën i kishte bërë një, që mendonte se ishte në një garë për Senatin nga ana tjetër, mes një burri të mençur dhe të suksesshëm dhe një plaku pedofil në sjelljet e tij publike, konstilacioni diabolik globalist, përdori çdo gjë që të shëndetshmit patriot, të mos i lihej më pushteti, sepse fundi i tyre do të shkruhej me siguri, në rrugët dhe sheshet e 50 shteteve të Amerikës.

Në shtetet e tyre të majta globalistët diabolikë e blenë edhe drejtësinë. Ndërsa Gjykata Supreme, për vjedhjen masive dhe manipulimin zgjedhor, nuk u shpreh kurrë, por këtë vendim ja pasoi Kongresit. A është ligjore kjo? Jo! As moralisht dhe as institucionalisht! Gjykata Supreme duhet të shprehej me vendim të qartë! Por sistemi i kontrolluar i miliarda rregullave të shkruara kundër amerikanëve dhe njerëzimit, i lë hapësirë, që hajdutëria të mund të bëhet top dhe të pasohet në duar që nuk e presin. Kur topi bie në fushë, askush nuk e luan. Sikur të mos ketë ndodhur asgjë, Kongresi vazhdon dhe çertifikon manipulimin zgjedhor.

Dhe kur në fushëbetejë të tradhëtojnë të tutë, republikanët, nuk ka më dhimbje, nuk ka më brengë, nuk ka më zhgënjim, përkundrazi, është një faqe që ti e shkëput nga libri, e fut në xhep dhe e shqyrton dhe nënvizon me vëmendje, më pas, dhe jo i vetëm, por me të gjithë popullin amerikan, jep një devizë të re për të nesërmen. Këtë po bën Presidenti Trump dhe populli amerikan!

Presidenti i parë në historinë e Amerikës me këtë mbështetje masive në popull, pa qënë politikan, pa qënë pjesë e konstilacionit diabolik, por duke qënë thjesht dhe vetëm AMERIKAN.

Në ditën e “gjykimit” Juda tradhëtoi, judat republikanë tradhëtuan pesidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe votuan pro njohjes së presidentit me votë të vjedhur, të manipuluar.

Ky moment, nuk është moment zhgënjimi, kurrsesi, as moment debolimi, kurrsesi, as moment urrejtjeje, kurrsesi. Përkundrazi, ky është momenti apokaliptik, ndiçues, që të hap sytë për të shtruar një tjetër strategji pro-amerikane dhe pro njerëzimit, për ta shpëtuar atë nga diabolët. Ky është momenti i unitetit absolut dhe i revoltës popullore masive, i unitetit dhe i reformimit të së djathtës patriotike.

Disa të mekur, disa të mjegullt, disa të turbullt dhe thuajse të përdorshëm u çuditën me revoltën e njerëzve përpara Kapitolit, kundërshtuan reagimin masiv të të vjedhurve ndaj hajdutit, për të na vërtetuar se hajdutët ekzistojnë kur ka të vullnetshëm për t’u vjedhur, kur ka të indoktrinuar për t’u përdorur, kur ka të pafe për t’i çuar tek porta e Satanait dhe për t’i sakrifikuar.

Presidenti Trump u tradhëtua dhe u mohua prej të tijve, si Jezui prej dishepujve. Presidenti Trump i dha mundësi diabolit të veprojë, kur i tha “ëngjëjve” të tij, se për të mbrojtur të drejtën dhe për të ngritur krye kundër manipulimit, do të shkonte së bashku me ta, në Shtëpinë e Popullit, në Kapitol. Atëherë Satanai rendi dhe mes të gënjyerish dhe demonësh të vegjël të ANTIFA-s theu dyer dhe porta, dritare dhe parvazë, për të hyrë në Kapitol, vallaha në emër të revoltës popullore.

Organizatorët e dhunuesve të ANTIFA u strukën dhe u fshehën nga turma dhunuese që vetë organizuan, por edhe nga turma paqësore që në Kapitol hyri paqësisht për të protestuar, me fakte audio-vizive sa më sipër. Nuk ishte koha për të hyrë në Kapitol, as forma që kishte parashtuar Presidenti Trump, por djajtë vepruan dhe e krijuan rrëmujën e radhës dhe i shuan për disa vjet shpresat e një kombi dhe gjithë botës, duke ja dorëzuar Amerikën anti-amerikanëve, të përbetuarve marksistë të diktaturës globale.

A do të dënohen vallë përfaqësuesit e popullit amerikan, që teksa populli edhe pse para kohe dhe pa vullnetin e Presidentit Trump hynte në Kapitol, braktisën sallën solemne, braktisën detyrën e të zgjedhurit dhe u strukën tuneleve nën mbrojtjen e gardës?

The scariest time of my life': Rep. Susan Wild from Lehigh Valley recounts  harrowing episode inside the Capitol | Pittsburgh Post-Gazette
Chaos, violence, mockery as pro-Trump mob occupies Congress

Kush po hynte në Sallën e Popullit, apo të Kongesit? Vetë Populli!

Të zgjedhurit e popullit, patën frikë popullin? Pse?! Pse vallë kaq frikë?

U dogjën nga leftistët, për 8 muaj, godina publike dhe private, sipërmarrje dhe prona private, por nga establishmenti dhe Media këto konsideroheshin revoltë dhe mbështeteshin me fanatizëm. Për një orë që populli amerikan hyri në Shtëpinë e tij, u alarmuan globalistët dhe ata që kanë shpërdoruar besimin e popullit, Media dhe establishmenti dhe e cilësuan dhunën si tronditje të demokracisë. Qesharakë, hipokritë! Veçse qesharakë dhe maskarenj ata që revoltën e popullit e konsiderojnë dhunë, ndërsa paudhësinë dhe korrupsion e tyre e kanë sofistikuar me ligje, rregulla, garda dhe oficerë, kundër popullit. Maskarada e pushtetit diabolik!

U vra një njeri me ngjyrë dhe emri i tij është refren në veshët e njerëzve në mbarë botën. U vranë 4 njerëz në Kapitoj nga policia dhe askush nuk ua përmend emrin. Hipokrizi për llahtari. Ngjarje që ndezin dhe shtojnë urrejtjen për diabolët.

Për një orë populli hyri në Kapitol dhe kjo u konsiderua prishje e demokracisë, ligjit dhe rendit. Por kur majtistët marksistë ANTIFA prishnin pronën e amerikanëve pse u qujatën dhe u cilësuan protestues që ushtronin të drejtat e tyre? Hiporkizi e neveritshme, një pështjellim që të çon për t’i ekzekutuar me fjalë dhe vepra.

Kur populli vidhet, unë jam me popullin!

Kur populli shpërdorohet, unë jam me popullin!

Kur populli mashtrohet, unë jam me popullin!

Kur populli vritet, unë jam me popullin!

Kur populli dhunohet,unë jam me popullin!

Dhe jo vetëm kaq, jam edhe më shumë me dhe pro popullit, kur ai ndëshkon, sepse kur populli nuk ndëshkon, e pëson!

A duhet të dënohen të zgjedhurit e popullit që teksa populli po hynte në sallën e Kongresit të të zgjedhurve të tij, ata, të zgjedhurit, braktisën detyrën, braktisën sallën?

Cili është ai apo ajo i/e zgjedhur që mbahet në detyrë ende, kur e braktisi atë, siç ndodhi në seancën e votimit të rezultateve të Kolegjit Zgjedhor në Kongresin amerikan?

Të zgjedhur që kanë frikë zgjedhësin, pa më të voglin dyshim, e kanë shkelur dhe keqpërdorur zgjedhësin, ndaj e kanë frikë atë. Në të kundërt, potenca, mburoja dhe themeli i një të zgjedhuri, janë vetë zgjedhësit, janë votuesit e tij.

Teksa Trump njoftoi që me popullin, me zgjedhësit do të hynte në Kapitol për t’u përballur me të zgjedhurit dhe vendimet që ata do të merrnin, atëherë rendi diabolik, leftist dhe globalist, për të krijuar trazirën, rrëmujën e rradhës dhe për të ndalur përmbysjen përfundimtare të diabolëve, përdori veglat neo-marksiste ANITIFA, ata të kualifikuarit për trazira dhe rrëmujë, për të njollosur zgjedhësit, amerikanët dhe për të vjedhur pushtetin, duke përdorur edhe të shiturit, apo të blerët, ata republikanë që mesa duket kanë ngjyer “kafshata” në adrenokromën diabolike të pushtetit globalist.

Amerikanët u shkelën, vullneti i tyre u nëpërkëmb nga pakica dhe konstilacioni globalisto-majtis, satanik dhe ogurzi me formë arbitrare, revanshiste dhe manipulative emëroi planetark dhe President të SHBA-ve dembelin, të varfërin, të uriturin, të paligjshmin, hajdutin, politikanin Biden.

Dhe si për ironi të fatit establishmenti dhe Media janë vendosur kundër dhe përballë popullit dhe si për llahtari ka ende nga populli i indoktrinuar që i bëjnë iso Satanait në sakrilegj, Media-ve dhe establishmentit.

Patriotët e djathtë të Amerikës sot, janë 75 milionë në unitet të plotë. Hazardët dhe mbetjet toksike në Partinë Republikanë më nuk do të jenë, patriotët do të ushqejnë me gjak të ri një parti që në parim ka familjen, kombin, Perëndinë. Të tredhurit dhe rrethprerët në korrupsion do të zhduken, më pas sërish një betejë për t’u fituar.

Plutokratia dhe oligarkia ishin, janë dhe do të jenë parimi permanent i botës, anti-Krishti diakronik. Këto pjellin padrejtësinë, ushqejnë vrasjen dhe asgjësimin dhe shbëjnë trupin dhe shpirtin.

Kur mungon drejtësia, çfarë mund të jetë pushteti politik, veçse një hajdutëri e organizuar.

Gjë e pastër nuk ishte ajo që u la, por ajo që nuk u ndot, thotë i lashti.

Dhe po e mbyll me dy thënie nga Ford dhe Breht:

  • Mirë që populli nuk e kupton sistemin, se përndryshe do të ngrihej në revolucion që nesër!
  • Atë që jua ofrojnë, mos e pranoni dhe merrni atë që jua privojnë!

Amerikanët, një popull për t’u marrë shembull dhe Presidenti Trump mishërim i aspiratës së tyre! Asgjë nuk shuhet, asgjë nuk zhduket, thjesht, ndryshon trajtë dhe formë në hapësirë dhe në kohë!

Kaq shumë frikë nga një njeri, që u kthye në legjendë, në idil, saqë Rrjetet Sociale ia çaktivizuan llogaritë nga platformat e tyre! Nëse kjo nuk u thotë diçka, padyshim ju thotë gjithçka! #MAGA #Trump

2 Comments

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Të Zgjedhurit Braktisën Detyrën, Teksa Dhjetra Anëtarë të ANTIFA Kryenin Vandalizma, të Ndihmuar nga Policia!

Next Story

Trump për Twitter: "Marrëzia Kundra Nesh do u Kthehet në Bumerang"!

Latest from Opinione