OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Putin: Ky Është Plani i ΝΑΤΟs për Rusinë!

Presidenti rus Vladimir Putin, në fjalimin e tij të fundit tha:

“Qëllimi i kësaj pjese të Perëndimit (përfshirë NATOn) është të dobësojë, përçajë dhe në fund të shkatërrojë vendin tonë.

E thonë hapur se në vitin 1991 arritën të shpërbënin Bashkimin Sovjetik dhe tani është koha për të bërë të njëjtën gjë me Rusinë, e cila duhet të ndahet në shumë rajone, që do të jenë në konflikt vdekjeprurës me njëri-tjetrin.

Këto plane i kanë bërë shumë kohë më parë. Ata inkurajuan grupet terroriste ndërkombëtare në Kaukaz dhe zhvendosën infrastrukturën sulmuese të NATOs pranë kufijve me Rusinë.

Ata përdorën rusofobinë pa dallim si armë, duke përfshirë kultivimin e urrejtjes ndaj Rusisë për dekada, kryesisht në Ukrainë, e cila ishte krijuar për t’u bërë një urë lidhëse kundër Rusisë.

Ata e kthyen popullin ukrainas në mish për top dhe e shtynë në një luftë me Rusinë, të cilën e nisën në vitin 2014.

Ata përdorën ushtrinë kundër civilëve dhe organizuan gjenocid, bllokadë dhe terror kundër atyre që refuzuan të njohin qeverinë e krijuar në Ukrainë si rezultat i një grushti shteti.”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Junta e Vaksinës në Amerikë (Video)

Next Story

Çfarë Dëshiron Perëndimi & Çfarë po Shmang Putin

Latest from Info